• |
ide | kryesore

Gjashtë ndeshje pa fitore dhe rreziku vendi i fundit për kuqezinjtë ndaj Islandës

-Instant, Sport
kuqezinjtë



Nga Tel Aviv u kthyem me vulën në përjashtimin nga vendi i parë i grupit. Vend që më shumë e dëshironim se realisht mund ta merrnim, duke parë si kishin shkuar gjërat në këtë edicion të Nations League. Izraeli fshiu objektivin kryesor të Rejas e të tjerëve, duke zeruar rezultatin e performancën e kuqezinjve. Kjo në fakt është edhe pika më shqetësuese në karvanin e ndeshjeve pa fitore për kuqezinjtë.

Gjashtë në radhë, pa e rënduar më shumë se në nëntë daljet e fundit kuqezinjtë kanë vetëm një fitore. Edhe atë 1-0 kundër Andorras, ku nuk është se bëmë më shumë se ai gol. Hungaria është një kujtim i largët, edhe pse vetëm një vit më parë, e në këtë pikë Islanda duhet të jetë fundi i një makthi. Duhet apo mundet, në fakt, janë përmendur prej ndeshjesh në lidhje me kombëtaren. Por nëse duam të shmangim vendin e fundit në një grup që pretendonim ta fitonim, atëherë eksperiementet janë të përjashtuara. E sakrifica është detyrim.

Lexo më tej: Lamtumirë kualifikim: Broja shpenzon, Mihaj fundos Shqipërinë në Izrael

Sigurisht nuk flitet për ndryshime të mëdha hierarkike mes humbjes, barazimit e fitores, por suksesi do të vendoste një pikë në një moment me shumë më tepër të zezë se të kuqe. Atëherë, kërkohet një sforco karakteri, kërkohet që Uzuni të shtrëngojë edhe njëherë dhëmbët, që Ajeti të bëhet gati, jo për statusin e nivelit ku luan, por për performancën e bërë. Skema nuk është se ka shumë rëndësi, ndonjëherë lojtarët e nxjerrin edhe vetë fitoren. Kundër Islandës është rasti ta bëjnë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *