• |
ide | kryesore

A Bola zbulon kushtin e Leaos dhe bisedimet e Milan me Sporting: “Paguani dëmshpërblimin që të rinovoj”

-Instant, Sport
A Bola



Rinovimi i kontratës së Rafael Leaos me Milanin është tashmë objekt diskutimi i përditshëm. Pas fjalëve optimiste të Paolo Maldinit, A Bola zbuloi lëvizjet e kuqezinjve për të gjetur një marrëveshje me lojtarin luzitan. Rreth çështjes Leao rri varur kompensimi prej 16 milionë eurosh (tani 20 me interesat). Kjo është shumë që Sporting Clube de Portugal pret për transferimin e paligjshëm të lojtarit te Lille në vitin 2018.

Sipas A Bola, vetë Leao në një nga kushtet e diktuar për të nënshkruar rinovimin i ka kërkuar Milanit të paguajë një pjesë të madhe të gjobës. Pjesa e mbetur pastaj është në ngarkesë të Lille. Kjo çështje mban pezull rinovimin e lojtarit prej kohësh. Jorge Mendes, menaxheri i tij, premtoi se do ta zgjidhte në bashkëpunim me Lille, por sic duket nuk ka ende një akord.

Lexo më tej: Leao i detyrohet 19 milionë euro Sportingut: e shpëton Jorge Mendes, do t’i paguajë përgjysëm me Lille

Një situatë e mohuar nga Paolo Maldini në një intervistë të fundit – “Nuk kemi të bëjmë fare me Sportingun” – por që gazeta portugeze e rindërton ndryshe. Sipas A Bola, Milani ka pasur tashmë dy takime me Sporting CP në përpjekje për të ulur shumën e kompensimit. Por përballë ka gjetur murin e ngritur nga presidenti Frederico Varandas që kërkon të gjithë shumën, plus interesin e maturuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *