• |
ide | kryesore

Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë

-Instant, Arkiva, Kryesore
alibasha



Një dërgatë deputetësht demokratë, pjesë e atij që Sali Berisha i etiketon me ironi si grupi Alibasha, u paraqitën sot përpara gjykatës së apelit me pretendimin për të përshpejtuar procesin se kujt i takon partia demokratike. Dash Sula, Andia Ulliri, Arbi Agalliu dhe Saimir Korreshi kërkuan, sipas tyre, që kjo çështje të zgjidhet shpejt sepse zvarritja e saj mban të përçarë opozitën.

Ata konstatuan se ende nuk ka një datë për procesin që pritet të vendosë se kujt i takon ligjërisht vula, selia dhe sigla e PD-së, dhe e raportuan këtë para mediave si një lojë të Edi Ramës për të mbajtur peng PD dhe për të shpënë atë të ndarë drejt zgjedhjeve lokale të majit. 

“Përsa kohë një vendim gjykate mbahet peng, kjo është në dëm te demokracisë sepse ndikon në mbarëvajtjen e punës së PD. Është e padiskutueshme që interesi është i Ramës dhe PS. Persona të caktuar, nuk po përmend emra, kanë interesa që arritur puna e PD-së në këtë pikë” tha Sula para gazetarëve.

Në fakt, po të ndjekësh historinë e përplasjeve ligjore dhe politike në PD, e kupton fare lehtë se gupi i deputetëve që shkuan sot në gjykatë janë një aradhë dordolecësh që luajnë lojën e shpifur të atyre që i komandojnë. Që pasi gjykatësi Agron Zhukri vendosi pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit dhe dorëheqjes së Lulzim Bashës ti njihte grupit të Berishës të drejtën e përfaqësimit të partisë, Enkeleid Alibeaj u ankua kundër këtij vendimi. Një tjetër gjykatë e pranoi këtë ankimim, dhe tani jemi në pikën kur çështja ndodhet në apel.

Pra, po ta përmbledhësh me pak fjalë, në PD-në e sotme ka një grup deputetësh që ndonëse nuk kanë vota duan ta marrin drejtimin e partisë jo politikisht, por ligjërisht. Prandaj ata shkojnë në apel se duan të bëjnë presion për të rrëmbyer vulën.

Natyrisht është e drejta e tyre të jenë kundër Berishës, Flamur Nokës, Bylykbashit apo Belind Këlliçit. Këta të fundit nuk kanë shfaqur vokacion demokratik dhe as respektim të kundërshtarëve brenda llojit. Prandaj beteja ka mbërritur në atë pikë sa të gjitha palët janë të gatshme të përdorin edhe mjete ekstra politike për të mposhtur rivalin.

Deri këtu secili është në të drejtën e tij.

Por ama kur grupi i deputetëve që mbështet Alibeajn dhe ankimimin e tij në gjykatë fillojnë e japin argumenta se pse e bëjë këtë, ata duken thjeshtë qesharakë. Ata thanë sot se po kërkojnë përshpejtim të gjykimit për të ribashkuar partinë. Ata pranuan se kjo sorollatje i shërben Edi Ramës dhe orkestrohet prej tij.

Por kur thonë këtë harrojnë një gjë të thjeshtë: A do të tallej dot me këtë dosje kryeministri që kontrollon drejtësinë nëse Enkeleid Alibeaj nuk do të kishte bërë ankimim? A do luanin gjykatat nëse një pjesë e deputetëve do ti këkonin shefit të grupit të tyre të servirte zgjidhje politike dhe jo të kërkonte rrëmbimin e vulës nga gjykatësit e regjimit?

Pra ata duan që ngërçi për të cilin do të marrë vendim Edi Rama të bëhet realitet sa më shpejt. Ata kërkojnë që partia e 5 mijë delegatëve të ulur në 2 mijë karrige të njihet si realitet.

Po u shtrua problemi kështu, ata që Berisha i konsideron si grupi Alibasha dalin shumë keq. Ata duket sikur kërkojnë që të kenë një vulë përpara zgjedhjeve të majit për ta çuar pozitën sërish të përçarë drejt tyre. Ata duket sikur e duan përshpejtimin e vendimit që do merret nga gjykatësit që e pranojnë se janë të Ramës, në mënyrë që ta çojnë PD-në sërish me dy lista përballë tij. S’ka problem se s’kanë vota, boll të prishin punë.

Edhe deri këtu, sërish nuk ka problem. Politika i njeh dhe rastet e harakirit apo ato të hakmarrjes vetëvrasëse. Nëse duan të luftojnë me ç’do çmim Sali Berishën ata mund ta bëjnë.

Por, ama publikisht nuk mund ti shfaqen njerëzve sikur kërkojnë drejtësi naë një drejtësi që vetë thonë se punon për Edi Ramën. Nuk mund as të kërkojnë të mbështesin një proces për marrjen e vulës kur dihet botërisht se janë pakicë. Ky lloj komportimi prej njerëzish pa vota, që hiqen sikur kanë shumë në dorë, i bën ata të ngjashëm me ata deputetët e kërpëratave të sesionit të kaluar që gjithashtu luanin teatrin e opozitës së vërtetë dhe reale.

©Lapsi.al

 

 

 



23 Comments

  1. Pashe titullin dhe me irritoi . Nuk jane dordolece , keta po bejne nje pune qe duhet ta kishin bere paria e Berishes me kohe . Sepse me urdher te palloshit , duke e lene as mish e as peshk , e peson e djathta dhe opozita ne pergjithesi . Nese i takon bashes apo berishes kjo eshte nje tjeter çeshtje qe e dhe derrat e dine qe basha eshte nje i vdekur . Per mua bravo ketyre deputeteve qe e bene ankimimin .

    1. Keta individet anonimat, te listes se pagesave qindramije $, dhene kunatit te Vul Braves, shiten e blihen, si bagetite ne tregun e gjese se gjalle. Ullinjte, Geshtenjat, Arushat, kastravecat, kungujt, bananet e personazhet e tjera groteske, me emra e mbiemra qesharak, nuk per faqesojne askend pervec interesave te tyre personale, pervec votave te tyre personale kane 0 vota, per ta s’votojne as grate e dashnoret e tyre. Shqiptaret s’kane se cfare te bejne tjeter por t’i durojne keta lapangjoze, deri ne zgjedhjet ardhshme, KAQ!

    1. Dordoleci me i modh osht Sali Berisha, osht dhe dordolec plak i dale boje qe ka 31 vjet qe tremb harabelat. Bushati njesoj si Rama dhe drejtesia e tij e dashka PD kashte e koqe dhe jo te bashkuar. Poshte neokomunistet hajdute.

  2. Partia i takon elektoratit. Berisha ka elektoratin. Keta e duan partine me vendim gjykate….. ha ha. Sa per te qeshur! Ikni zbythuni . Ulliri sje per ate pune.

  3. Dordolecë por dhe shërbëtor të Ramës. Një gjë është e qartë.Rama dhe pushteti i tij në gjykatë duan ta zvarisin këtë punë.Prandaj një protestë e madhe para gjykatës duhet bërë që të marin vesh e të mos luajnë me demokracinë.

  4. Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha! Ju jeni të gjithë të mbaruar,e kuptoje dhe Evi koke Palar se cfare eshte salih karaxhic berisha komunistin agjent spiun te serbo ruseve

  5. Pd eshte bere si telenovelat turke, tre seri jane per Berishen, e tre seri per Bashen, nje seri e ka ambasadorja e SHBA ne fund dihet fiton me i miri SHBA.

  6. Berisha i lëshon Adriana Kalaja-n, Evi Kokalarit: Ti çdo gjë në jetë e ke nga dashn*rët. Ajo i nxjerr videon virale që do pushtonte Ambasadën,kurvat e salih metaj po zihen per moral

  7. Keta individet anonimat, te listes se pagesave qindramije $, dhene kunatit te Vul Braves, shiten e blihen, si bagetite ne tregun e gjese se gjalle. Ullinjte, Geshtenjat, Arushat, kastravecat, kungujt, bananet e personazhet e tjera groteske, me emra e mbiemra qesharak, nuk per faqesojne askend pervec interesave te tyre personale, pervec votave te tyre personale kane 0 vota, per ta s’votojne as grate e dashnoret e tyre. Shqiptaret s’kane se cfare te bejne tjeter por t’i durojne keta lapangjoze, deri ne zgjedhjet ardhshme, KAQ!

  8. Foltorja” në fakt ngjante me një shtojcë të “pavionit” nr. 5 dhe ata duheshin ushqyer me marrëzira të tilla. Berisha ishte i qartë për këtë dhe Kokalari ishte njeriu i duhur në paqartësinë e saj, për ta bërë këtë.

  9. Per mendimin tim keta deputet qe rine jashte grupit te PD se Berishes duhet te kalojne ne votbesim brenda antaresise te zonave ku jane zgjedhur.Nese keta fitojne votbesimin atehere te jene pjese e vendimarjes se PD.Ne te kunderten nese sfitojne votbesimin te lene menjehere mandatin dhe pd tja kaloje me votbesim te antaresise nje tjeter demokrati.Nese keta se dorezojne mandatin ,atehere presioni i antaresise se demokrateve tu nxine jeten.

  10. Ky gjyqi qe u be terkuze me shpresen qe demokratet te mbidheshin tek Alibeaj, here me hir e duke i yshtyr me premtime dhe here me pahir e presione vizash, duket se nuk dha rezultat.

    Pjesa e dyte e lojes fillon me 3 nentor, me pamundesimin e pjesmarrjes se PD se Saliut ne zgjedhjet vendore.
    Eshte kaq i madh angazhimi per kete synim saqe po perdoret edhe “aktivistja” shqiptaro-greko-amerikane, Evi Kokalari, per sulme ndaj Berishes dhe figurave te reja te atij grupimi ne PD.

    Koha po tregon motivin e aktivizimit te Evit ne “riorganizimin e PD” dhe lidhja ishte fare e brishte. Mbiermri dhe nje figure socialdemokrate ne luften nacional-clirimtare, Musine Kokalari, nuk eshte baze per aktivizim politik te paster e te sinqerte…

  11. Sali Berisha zbythet para Alibeajt, i kërkon të bashkëpunojnë edhe pse e ka “shkarkuar”Salihu lepin koqet e alibeut,po lepin ate qe peshtyu dje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *