• |
ide | kryesore

Vula e PD/ Zbulohet data e vendimit të Gjykatës së Lartë

Arkiva, Lajme, Të fundit
lartë



Çështja e të drejtës së përdorimit të vulës dhe logos së Partisë Demokratike ka mbetur në Gjykatën e Lartë. Është zbuluar më në fund edhe data se kur kjo gjykatë mund të marrë një vendim. Në 27 dhjetor trupa gjykuese do të shqyrtojë ankesat dhe pritet të dalë me një vendim.

Si erdhi çështja deri këtu.

Vendimi i parë për logon dhe vulën e PD-së u morr nga gjykatësi i Tiranës, Agron Zhukri në 25 mars 2022. Ai e konsideroi të ligjshëm kuvendin që ish-kryeministri Sali Berisha në 11 Dhjetor 2021. Sipas Zhukrit, procedura e ndjekur ishte e rregullt dhe e bazuar në statutin e kësaj force politike. Gjykatësi përcaktoi detyrimin që të gjitha ndryshimet statutore dhe ato për riorganizimin e strukturave partiake deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të reflektoheshin në regjistrin e partive politike.

Ky vendim i Zhukrit u dërgua në Gjykatën e Apelit nga grupimi i Enkelejd Alibeaj, i komanduar në atë kohë në krye të partisë nga Lulzim Basha. Në 3 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi që të rikthejë çështjen në Shkallën e Parë pasi më parë kishte pranuar si palë edhe grupimin e Alibeajt. Vendimi Apelit u ankimua në Gjykatën e Lartë nga grupimi i Themelimit. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Vetem nje PD egziston
    Me kryetar Dr. Prof. Sali Berisha
    Rrofte PD
    Rrofshin demokratet
    Poshte kelyshet e bllokut komunist!

    1. O “Tirona blu” !
      Mos i ngatëro me tifozllëk partitë politike me klubet e futbollit.
      Mos haro se në këto 33 vite, në skuadrën tënde të preferuar të futbollit. “Tirona blu” , janë ndruar të gjithë lojtarët e trajnerët.
      Pa mendo për një çast se çfarë do të ndodhte sikur sot në “Tironën blu” do të vazhdonin të loznin po ato futbollistë të vitit 1991.
      Vërtetë që në politikë, nuk luan rol forca e muskujve po ajo e mëndjes, por ama ka një thënie popullore që thotë : “Mëndje e shëndoshë në trup të shëndoshë”.
      Profesor doktor Berisha, ka vërtetë një bagazh të madh dijesh e është një intelektual i shquar, po a nuk të bie në sy se gjatë fjalimeve të tij, ai i ndërpret fjalitë në mes, ngaqë haron se çfarë kishte ndër mend të thonte e kjo vjen nga demenca , një dukuri e zakonëshme e pleqërisë ?
      Mandej, a mund të na e shpjegosh se çfarë ke parasysh kur hedh parullën :
      “Poshtë këlyshët e bllokut komunist” ?
      Nuk besoj se mendon që “këlyshë” të bllokut komunist të jenë dy protagonistët e PD zyrtare, Basha e Alibeaj, pasi asnjeri prej tyre nuk ka prejardhje komuniste.
      Për hir të së vërtetës duhet pranuar se aktualisht, ndër liderët e partive kryesore në Shqipëri, i vetmi që ka qenë përmbi dy dekada “komunist”, pra antar i PPSH, është Berisha.

      1. Kam 5-Dekada qe po kerkoj nje budalla elegant. Nuk po e gjej dot. Jane te gjithe mbi peshe qofshin te gjate apo te shkurter, te rinj apo te vjeter. Dr. Prof. Berisha i dorezoi te gjitha funksionet e tij me kohe por si duket kjo s`i pelqeu atyre qe duan kaos ne Shqiperi. Ujku mjegull do.

    2. Ke te drejte

      Por gjykata e karte do e cojë për rigjykim në shkallë të karë.

      Ska shanse për drejtësi ky vend, këto janë vendime politike

  2. I kan vjedh sales partine,…pun muti , …ja besoj çirakut dibranit lul mashtrusit, pun muti gjithsesi ky popull bagëti mbeti, unessco nxori ligj qe mbron shtegetimin e bagetive, …..prandaj shqiptaret po arratisen vrullshem dita dites

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *