• |
ide | kryesore

Video/ Conference League: Daja ‘sulltani’ i Ballkanit, fitoi ndeshjen në shtesë, dy minuta pasi Sivaspor kishte barazuar

-Instant, F1, Sport, Video
Daja



Ballkani i teknikut Ilir Daja është pak të quhet një mrekulli, për historinë e klubeve kosovare e madje edhe shqiptare në Europë. Skuadra që mbërriti në fazën e grupeve të Conference League si një befasi, nuk heq dorë nga surprizat e bukura. Pasi mori pikën e parë me Cluj në debutim, Ballkani rrëmben fitoren 3-4 në ndeshjen e tretë të kompeticionit, duke mposhtur Sivaspor në Turqi. Kampionët e Kosovës shënuan një sukses dramatik. në avantaz 1-3 ata u rikuperuan në minutën e dytë shtesë nga turqit në 3-3. Pikërisht atëherë, Ballkani gjeti forca të shënojë golin e fitores me Krasniqin në minutën e 94. Kjo është fitorja e parë në histori e një skuadre kosovare në grupet e një kompeticioni europian. E merita është e teknikut Daja.

Kosovarët e panë veten në disavantazh që në sekondat e para të ndeshjes me golin e Ulvestad. Ballkani, megjithatë, mori frenat e lojës në dorë, duke tentuar portën kundërshtare. Përmbysja edhe me golat e Thaqit e Potokut mes minutave 20 dhe 31. Skuadra e teknikut Daja nuk reshti së sulmuari dhe në pjesën e dytë gjeti trisin me Korenicën. U duk një ndeshje e mbyllur por Jesilurt (76) e pastaj me Jatabare në minutën e 92 barazuan rezultatin. Kush mendonte se fitorja iku nga duart, nuk kishte bërë llogaritë me Krasniqin. Kundërsulm brilant e gol në të 94 për një fitore spektakolare.

Fitore e West Ham në Grupin B. Anglezët mposhtën 0-1 Anderlecht për të marrë kryesimin me pikë të plota. Mbeten të dytët belgët, nën kërcënimin tani të Silkeborg që mposhtën 5-0 FCSB. Në Grupin C barazim pa gola mes Poznan e Hapoel. Dy skuadrat mbajnë mesin e renditjes, larg pretendimit për të arritur Villareal. Fitore e Nice në transfertë ndaj Slovacco në Grupin D me francezët që arrijnë Partizanin në krye me 5 pikë. Barazojnë 2-2 Dnipro e Vaduz në Grupin E, ndërsa Molde shënon tris ndaj Shamrock në Grupin F. Shpresë për suedezët tani një pikë nga dyshja e kreut. Fitore 2-0 e Pyunik në shtëpi ndaj Vilnius në Grupin H. Armenët janë të dytët tashmë pas Basel.

REZULTATET

Europa Conference League Group B
Anderlecht 0-1 West Ham United
Silkeborg 5-0 FC FCSB
Europa Conference League Group C
Lech Poznan 0-0 Hapoel Beer Sheva
Europa Conference League Group D
Slovacko 0-1 Nice
Europa Conference League Group E
SC Dnipro-1 2-2 FC Vaduz
Europa Conference League Group F
Molde 3-0 Shamrock Rovers
Europa Conference League Group H
Pyunik 2-0 Zalgiris Vilnius
Europa Conference League Group G
Sivasspor 3-4 Ballkani



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *