• |
ide | kryesore

E fundit/ Bordi i Transparencës rrit ndjeshëm naftë dhe benzinën

-Instant, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës ka vendosur sot që të rritë ndjeshëm çmimin e naftës. Bordi e ka çuar çmimin me pakicë të naftës në 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti. Edhe benzina është rritur. Ajo do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.

Ndërhyrjet e Bordit që nga fillimi i marsit nuk kanë arritur të frenojnë rritjen e çmimeve, që po i afrohet sërish niveleve maksimale prej 260 lekë për litër që arritën në vend në mars. Shumë shpesh operatorët pohojnë se Bordi po i pengon kompanitë të jenë fleksibël me blerjet që do u mundësonte atyre të manovronin më çmimet.



5 Comments

  1. Keto rritjet e cmimeve na kane zgjidh pune shume. Para 1 viti harxhoja 170 Leke per Liter. Tani harxhoj zero. Se s’leviz fare.

    Lere pastaj cmimet e ushqimeve. Ato jane fantastike. 4 kg ne muaj po humb. Po behem elegant.

    Faleminderit Rama. Faleminderit Putin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *