• |
ide | kryesore

Lejoi një person të ikte në mënyrë të paligjshme në Itali, në pranga efektivja e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Punonjësja e policisë në DVKM Durrës, Arkodula Bane, është pezulluar nga puna për shpërdorim detyre. Bane, me detyrë inspektore policie në Durrës, po ashtu është arrestuar nga policia. Ajo akuzohet se ka lejuar një person që të largohet nga porti i Durrësit drejt Italisë. Sipas policisë, efektivja në bashkëpunim me Adriatik Bekollin dhe Leonit Mazreku dyshohet se kanë ndihmuar për kalim të paligjshëm shtetasin Meriton Berisha. Ngjarja ka ndodhur më datë 7 shtator 2022. Ata e kanë ndihmuar Berishën t’i shmangej kontrollit të rojeve kufitare për të kaluar në mënyrë të paligjshme nga Porti i Durrësit drejt Italisë. Ai ka udhëtuar si pasagjer në sediljen e pasme të një automjeti.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e AMP Durrës kreu ekzekutimin e vendimit nr. 611, datë 04.10.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës. Në funksion të procedimit nr. 1690/2022 ka vendosur masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj;

– Inspektor A. B., me detyrë punonjëse policie në DVKM Durrës, e dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për shtetasit;

– A. B., i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

– L. M., i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri tjetrin, më datë 07.09.2022 kanë ndihmuar shtetasin M. B. t’i shmangej kontrollit të rojeve kufitare për të kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Ai ka udhëtuar si pasagjer në sediljen e pasme të automjetit më të cilin udhëtonin.

Punonjësja e policisë A. B., e cila ishte e planizuar me detyrë në përpunimin e udhëtarëve, nuk ka kryer detyrën e saj funksionale për kontrollin e personave që udhëtonin në automjet. Kjo ka bërë të mundur që shtetasi M.  B. të kalojë kufirin. Ky i fundit është kapur më pas nga autoritetet e policisë italiane dhe është kthyer Inad.



2 Comments

  1. Me ben pershtypje ky emer i kesaj polices, njesoj si shkelja e ligjit qe ka bere! Te shkelet ligji nga nje polic do te thote se ky mut shtet me kete hajdut ne balle nuk egziston! Nese ky i larguari do te qe mik i bandes qenverisese nuk do arrestohej policja me emer te perçudnuar!

  2. Nji pyetje -Cdo te thote kalim i paligjshem nga Durrsi ne Itali
    Sot shqiptari katedrejte levizje neper evrope pa viza, pa Shengen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *