• |
ide | kryesore

SHBA miraton 240 milionë dollarë ndihmë humanitare për refugjatët

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara do të miratojnë 240 milionë dollarë ndihmë humanitare për të adresuar nevojat e refugjatëve dhe emigrantëve në hemisferën perëndimore, tha në një deklaratë ditën e djeshme Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Blinken tha se shpërndarja e ndihmës do të bëhet përmes shërbimeve shëndetësore, strehimoreve, arsimit, por edhe dhënies së ndihmës juridike.

“Kjo paketë do të ndihmojë komunitetet që strehojnë emigrantë, si përmes financimit të programeve të mbështetjes së emigrantëve ashtu edhe përmes procesit të aplikimit për të marrë statusin zyrtar të qëndrimit,” tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit ndodhet në Peru, ndalesa e fundit e një turi njëjavor në Amerikën Latine. Turneu vjen si pjesë e një përpjekjeje për të riafirmuar angazhimin e SHBA-së ndaj rajonit në një kohë kur fokusi i politikës së jashtme të SHBA-së është Ukraina.



3 Comments

  1. Po per afganet neper hotele e rezorte ne Shqiperi a do te jepet ndonje ndihme, se deri tani per 2 milion euro per t’i mbajtur ketu nuk eshte pergjigjur asnje organizem amerikan…

    Gjithsesi zonja Klinton na shperbleu me nje medalje per Ramen nga fondacioni i saj, por vetem kaq.

    Vullnetarizmi i KM per te pritur ne Shqiperi te gjithe ata qe i perdorin dhe nuk i marrin ne vendet e tyre paska cmim te larte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *