• |
ide | kryesore

Mbyllet java e shtatë e Superiores: Kastrioti përmbys Teutën, Dobi bën dy fitore radhazi

-Instant, F1, Sport
Kastrioti



Kastrioti ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme duke mundur me shifrat 2-1 Teutën në Kamëz. Në ndeshjen tjetër, të luajtur po në orën 15, Kukësi likuidon 2-0 Bylis. Fitorja e dytë radhazi në kampionat për blutë, ndërsa e fundit mbetet Teuta, me sulmin më të keq dhe mbrojtjen më të keqe të Superiores.

Durrsakët patën impaktin më të mirë me ndeshjen dhe dominuan për 20 minuta, në të cilat gjetën edhe avantazhin. Një goditje e fortë e Karabecit nuk i la mundësi reagimi Salit, por gjërat ndryshuan në të 29. Karakaçit siluroi nga distanca, duke mundur Qirkon e barazuar rezultatin. Nga ty, dominues ishte Kastrioti që përmbysi rezultatin në fundin e pjesës së parë me penallti. Greca u pengua nga Marku e Morbek e transformoi, duke lënë durrsakët të fundit. Kastrioti tani është i 7 me 9 pikë.

Lexo më tej: Kastrioti reziston, Xhixha i heq Tiranës mundësinë e fitores në shtesë: 0-0 në Kamëz, Shehi e sheh kreun larg

Kukësi ka marrë marshin e duhur në dy javët e fundit dhe Dobi i gëzohet fitores ndaj Bylis. E dyta radhazi në kampionat. Ferreira shënoi në minutën e 23’, duke kaluar në avantazh verilindorët me një gol që nuk kaloi pa polemika. Në pjesën e dytë ishte Shqiprim Taipi, i cili fiksoi golin e dytë, ndaj një skuadre që ishte e dyta dhe zbret tani në vendin e katërt. Blutë qëndrojnë tashmë në vendin e 8 me 8 pikë, ndërsa Bylisi qëndron në vendin e 4 me 11 pikë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *