• |
ide | kryesore

Shqiptari qëllohet 7 herë para biznesit të tij në Siçili

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptari ne itali



Mediat italiane kanë dhënë detaje për një ngjarje të rëndë ndaj një shqiptari që ndodhi në natën mes të dielës dhe të hënës në qytezën e Vittoria në Ragusa të Siçilisë. Një 39-vjeçar u sulmua para biznesit të tij. Sapo hipi në makinën e tij, i është afruar një person që ka nisur ta godasë me grushta.

Më pas agresori ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar 7 herë në drejtim të shqiptarit. Ai ka tentuar që t’ia largojë armën nga dora autorit. Megjithatë ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë. Mediat italiane raportojnë se ai i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime, asnjë nga të pranishmit nuk ka lajmëruar policinë.

Shqiptari është dërguar në spital nga një i afërm i tij. Megjithatë hetuesit kanë nisur verifikimet në përpjekje për të zbuluar autorët. I plagosuri jetonte prej 15 vitesh në këtë vend me dokumente të rregullta qëndrimi.

Mediat vendase shkruajnë se nuk përjashtohet pista e konflikteve mes shqiptarëve, por kjo mbetet për t’u verifikuar. Një nga pistat që përmendet janë borxhet. Mediat shkruajnë se në të kaluarën ai kishte pasur një histori droge dhe se 2 herë i kanë djegur makinën. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *