• |
ide | kryesore

GJKKO dënon me 2 vite burg ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjkko



Apeli i GJKKO ka dhënë sot vendimin në lidhje me ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha. Nuk është dënuar vetëm gjyqtarja. Por, edhe personave të tjerë, të cilët kishin krijuar një skemë për të liruar apo uljen e dënimit për disa të dënuar.

Mes tyre kishte edhe nga ata me burgim të përjeshtshëm. Apeli ka dënuar me 2 vite burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Gjithashtu vendosi që t’i heqë për 5 vite të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Ndërkohë avokati Aldo Tabaku u dënua me 2.8 vite burg. Manuela Mallkuçi  u dënua me 2 vite burg dhe iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Gjithashtu GJKKO dënoi Bledar Petanin, Saimir Petanin, Altin Sëkndajn dhe Gentian Nezajn. Këta do vuajnë nga 1.8 vite burg.

Isuf Tanuzi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. Ndërsa vetëm 6 muaj burg u dënua Trëndafile Fagu. Por për këtë të fundit, dënimi është konvertuar në shërbim prove.

Lexo më tej: Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha i përgjigjet Ramës: Nuk jam monstër, nuk jam penduar për vendimet! 

Lexo më tej: SPAK kërkon 3 vite e gjysëm burg për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *