• |
ide | kryesore

Historike/ Fjalimi i parë i Kosovës në Këshillin e Europës pritet me duartrokitje

-Instant, Lajme, Të fundit
Saranda Bogujevci



Kosova për herë të parë sot ka pasur të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Europës. Fjalimi i parë i Kosovës në KE është pritur me duartrokitje. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në emër të shtetit, i cili në maj të këtij viti ka aplikuar të bëhet anëtar në këtë mekanizëm europian. Gjatë fjalimit, Bogujevci ka treguar se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës. Në mbyllje të fjalës së saj Bogujevci ka shprehur mbështetje për Ukrainën, duke thënë: ‘Slava Ukraini’.

“Vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të gjithë ne jemi me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që të marrë fund sa më parë dhe drejtësia të triumfojë”, është shprehur ajo.

Ky fjalim do të hyjë në histori si një nga momentet më të rndësishme të Kosovës.



5 Comments

  1. I paska rene infarkt dyshes Ramic-Vucic.
    Zerin e shqiptareve do ta degjoni edhe me fort o bolshevike sllave dhe kristaqianë pa atdhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *