• |
ide | kryesore

Humbi 3.600 euro nga goli që VAR i anulloi Milik: hedh në gjyq Lega Serie A

-Instant, Sport
Milik



Lega Serie A është paditur nga një tifoz. I gjithë faji i golit të Milik i anuluar nga VAR në ndeshjen mes Juventus dhe Salernitana. Tifozi, një avokat nga Umbria, humbi një bast dhe vendosi të paraqiste një peticion në Perugia. Seanca e parë është caktuar për 7 dhjetor.

Ky është ndoshta një nga gabimet më të rënda që kur është aplikuar VAR. Juventus priste Salernitanën në Allianz Stadium, në javën e gjashtë të kampionatit, por në fund shpërthyen polemikat. Milik shënoi golin e 3-2, por u anulua për shkak të pozicionit të Bonuccit. Protestat bardh e zi lindën për pozicionin e Candrevës, që mbante në lojë Bonucci. Pamjet e qarkulluara pas ndeshjes ishin të qarta. Kështu, një gabim që i kushtoi Juventusit 2 pikë, por jo vetëm atyre.

Lexo më tej: Skandali i golit të anulluar të Milik, Bonucci: “Candreva më mbante në lojë, VAR e injoroi”

Për shkak të vendimit të VAR, një avokat perugian humbi fitoren e 3 mijë e 600 eurove të bastit. Ai vendosi të kërkonte dëmshpërblim nga Lega Serie A. Avokati, i ndihmuar nga kolegu i tij Andrea Colavita, në denoncimin e tij iu referua një gabimi “fajtor dhe vendimtar”. Sipas tyre gafa ka shkaktuar “dëm të padrejtë, me pasojë humbjen e mundësisë për të realizuar një përfitim të konsiderueshëm ekonomik”. Për avokatin është “çështje parimi”. Sepse, thotë ai, këtë herë ka ndodhur diçka shumë më e rëndë se gabimi i thjeshtë i një arbitri, por përdorimi i teknologjisë “në mënyrë krejtësisht të gabuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *