• |
ide | kryesore

Merreshin me baste sportive nëpërmjet telefonit, arrestohen 5 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë arrestuar pesë persona dhe një tjetër është proceduar penalisht. Arrestimet janë kryer në Tiranë dhe në Kavajë. Ata u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.

Blutë njoftojnë janë vënë në pranga: E. E., 30 vjeç, A. K., 32 vjeç, R. Xh., 32 vjeç, L. J., 23 vjeç, A. Rr., 45 vjeç. Ndërkohë u procedua penalisht shtetasi A. Sh., 30 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *