• |
ide | kryesore

Ankimoi shkarkimin, Gjykata e Strasburgut rrëzon kërkesën e ish-guvernatorit Ardian Fullani

-Instant, Lajme, Të fundit
ardian fullani



Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriu ka rrëzuar ankimimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Fullani e kishte çuar çështjen në këtë gjykatë ndërkombëtare, pasi kundërshtonte shkarkimin e tij nga detyra. GJEDNJ vendosi të mospranojë kërkesën e Fullanit që pretendonte se duhet të rikthehej në detyrë pasi sipas tij i ishin shkelur të drejtat. GJEDNJ argumentoi se kërkesa është e papranueshme.

Ish-guvernatori u arrestua në  vitin 2014 me akuzën e vjedhjes duke shpërdorur detyrën për 713 milionë lekë të reja. Më pas, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë votoi për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit, po në vitin 2014. Fullani fillimisht u arrestua, më pas gjykata i caktoi arrest-shtëpie. Vendimi i Apelit, më 23 dhjetor të 2015, e shpalli atë të pafajshëm. Pas arrestimit dhe shkarkimit, ish-guvernatori paditi në Gjykatën Administrative, Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin nga detyra, duke kërkuar dëmshpërblim. Gjykata i dha të drejtë duke fituar 56 paga dëmshpërblim.



1 Comment

  1. Shum mire ja kane ber ketij kurrizderrit. Shembulli perfekt i vanitetit. Dhe ata qe punojne neper parcela kanabisi gezojne me shume respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *