• |
ide | kryesore

Lançohet versioni i ri i aplikaconit “Tirana ime” 2.0, për nevojat e qytetarëve

Të fundit
VODAFONE



“Tirana ime” platforma e parë digjitale për kryeqytetin, e krijuar për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve dhe vizitorëve të saj, erdhi si një bashkëpunim i suksesshëm mes Bashkisë së Tiranës dhe Vodafone Albania, në shkurtin e 2016-ës.

“Tirana ime” 2.0 është versioni i ri i rikonceptuar për t’iu përshtatur më mirë nevojave të qytetarëve, për të sjellë një eksperiencë të përmirësuar në përdorimin e aplikacionit, krahas përditësimit dhe ridizenjimit të rubrikave ekzistuese si: Raporto, Paguaj Parkimin, Transporti, Turizimi, Trafiku, Harta e mbjelljeve të pemëve etj.

Gjatë prezantimit të këtij versioni të ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me këtë version, çdo informacion do të jetë edhe më lehtësisht i aksesueshëm. “Sot, qyteti ka më shumë dimensione, sesa thjesht mbledhja e plehrave, mbjelljen e pemëve apo një infrastrukturë që nuk funksionon. Qyteti ka dimensione të mëdha turistike sepse këtë vit kemi bumin më të madh turistik që ka parë ndonjëherë Tirana, edhe përpara Covid-19. Ende nuk ka mbaruar viti dhe në aeroportin e Rinasit po i afrohemi shifrës 7 milionë udhëtarë. Ende pa mbaruar viti, në Tiranë kemi pasur më shumë vizitorë se sa banorë. Ende nuk ka mbaruar viti dhe hotelet e Tiranës jo vetëm janë plot, por edhe AirBnB, ose shërbimet e tjera alternative, po kalojnë çdo lloj kapaciteti. Mbërritja në këtë nivel kërkon gjithashtu që ne të bëjmë një ‘upgrade’ të marrëdhënies tonë dhe aplikacioneve tona”, tha ai.

Drejtoresha e përgjithshme e “Vodafone Albania”, Katia Stathaki, tha se “Versioni i dytë i këtij aplikacioni fantastik është rezultat i një përpjekjeje të madhe në skuadër. Ai tregon, si vendosmërinë dhe vullnetin e lidershipit të Tiranës për t’u ofruar qytetarëve të saj shërbime digjitale, ashtu edhe mbështetjen e Vodafone Albania për ta vënë teknologjinë në shërbim të njerëzve. Qytetet e sotme ofrojnë mundësi të panumërta për inovacion dhe transformimin digjital të shoqërisë. Dhe përmes transformimit digjital, ne mund të sigurojmë një të ardhme urbane më të qendrueshme dhe fleksibël, por që përshtatet gjithashtu më lehtësisht me sfidat dhe ndryshimet. Për të krijuar qytete më inteligjente, qeveria dhe administrata duhet të përqafojnë partneritetet publik-privat, e të përdorin të gjithë talentin dhe kapitalin e nevojshëm për t’u përballur me sfidat që na presin. Jam e lumtur dhe entuziaste të vazhdoj bashkëpunimin me liderin vizionar të Bashkisë, për ta ndihmuar këtë të fundit të realizojë këtë vizion dhe të zhvillojë teknologji e shërbime informacioni që i shërbejnë akoma dhe më shumë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Që nga prezantimi i parë në 2016-ën, ky aplikacion është përdorur nga 130 mijë përdorues, ndërsa numri i problematikave të raportuara ka kaluar në 40 mijë, probleme këto që janë trajtuar dhe zgjidhur në kohë të shkurtër, duke e bërë aplikacionin “Tirana ime” një kanal shumë të rëndësishëm komunikimi online, për qytetarët dhe turistët e kryeqytetit.



5 Comments

  1. O ju qifsha robt o fshatare të ndyre juve nuk ju punon sistemi I gjobave dhe na shisni dënglat e karit. Ju fshifte kolera!

  2. Sa herë është lëshuar dhe aq herë ka dështuar me dashje për të lëshuar lekët të miqtë e tyre.Lekë shteti janë s’ka problem.

  3. Pse ka nevoje per aplikacion per te pare qe Tiranes nuk i ka mbetur me as trotuar, as lulishte, as vend parkimi e asnje hapesire publike? Cfare nuk e ja shitur lali Eri, e kane zene te fortet neper lagje dhe lali me te tijet u rruan leshte. Ose numerojne leket qe ndajne bsshke

  4. Aplikacioni ka punuar vetem per pak kohe. Edhe ky nuk do punoje shume gjate. Sepse stafi nuk shikon gje aty. Kur kishte ndertime pa leje, shkruaje kot ketu, askush nuk i shikonte, askush nuk reagonte. Me siguri ai polici bashkiak i lagjes perkatese shkonte merrte leket nen dore. Ndersa te aplikacioni i Policise kthen pergjigje “nuk gjendet” ose “ndalua punimi pa leje”, nderkohe Policet e lagjes merrnin ca leke nen dore dhe ndertimi pa leje vazhdonte, i pashqetesuar. Ky eshte shteti i leshit te rilindjes se babezitur. Rraca e komunisteve te vjeter paska qene me e pangupura ndaj pasurive te ketij vendi. Nderkohe edhe Katia e Vodafonit po ben qokat e fundit (natyrisht edhe per veten e saj) perpara se kompania te shitet ne kete fund viti.

  5. Po gjysma e se keqes qe Tirane si qytet ekziston te ky splikacioni thuaj. Se ne realitet eshte kthyer ne nje fjetore e shurrtore te madhe. Vetem qytet nuk eshte. Sa per turistet i thoni lalit se edhe kopshtet zoolojjike apo savana e xhungla vizitohen prej tyre. Por kjo nuk do te thote se jane vendet me te zhvilluara apo begata ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *