• |
ide | kryesore

Situatë apokaliptike në Kretë, ishulli goditet nga stuhia e fuqishme (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga moti i keq me stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm. Mediat greke kanë publikuar imazhet që shihen në qytetm pamje të cilat ngjajnë me një shkatërrim biblik.

Si pasojë e motit të keq, një 45-vjeçar, Kostas Vergakis, u gjet i vdekur nga brigada e zjarrfikësve kur makina e tij u përfshi nga një përrua i vrullshëm në Agia Pelagia, ndërsa pasagjerja e tij 45-vjeçare është ende i zhdukur.

Përtej pamjeve të dhjetëra makinave që notojnë në baltë, nga lumi i thatë që vërshoi dhe i përfshiu në fushën e hapur të basketbollit në zonën e Agia Pelagjisë, situata tragjike e përjetuar nga banorët e zonës përshkruhet në mënyrë elokuente në fjalët e Guvernatorit Rajonal të Kretës, Stavros Arnautakis, i cili foli për motin më të keq që ka goditur ishullin në 100 vitet e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *