• |
ide | kryesore

Makina përplas biçikletën në Maliq, në gjendje të rëndë drejtuesi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
aksident



Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur në Maliq, në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Makina përplas një biçikletë.

Sipas burimeve bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvirinë, ku mësohet se një mjet ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit është transportuar në spitalin e Korçës dhe ndodhet në reanimacion. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *