• |
ide | kryesore

Si e kaloi në Rinas pakon me 31 kg kanabis polici që u kap në Turqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
polici në turqi



Një punonjës i policisë rrugore dhe një tjetër person i skeduar më parë në Shqipëri për vjedhje janë arrestuar në Turqi. Ata akuzohen për trafikimin e rreth 31 kilogram kanabis. Lënda narkotike ishte fshehur në dy valixhe. Ajo u transportua në Turqi nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit Sabiha Gökçen të Stambollit.

Droga u zbulua gjatë kontrollit me rrezes X dhe qenve nuhatës të policisë turke. Më pas u krye kontrolli i imtësishëm i të gjithë pasagjerëve në avion. Në pranga u vunë Florenc Bicerri, punonjës i policisë rrugore të Tiranës dhe Kujtim Çeliku, një tjetër shqiptar me precedent në vjedhje në Shqipëri.

Sekuestrimi i drogës ka vënë në alarm policinë shqiptare. Ajo po heton se si polici i rrugores dhe bashkudhëtari i tij mundën të kalojnë drogën në aeroportin e Runasit pa u kapur nga policia kufitare dhe skanerat.

Komisariati rrugor i Tiranës kishte nisur procedurat e largimit nga puna për Florenc Bicerin. Ai ishte larguar më datën 5 tetor dhe nuk ishte paraqitur në punë pas përfundimit të pushimit. Pas arrestimit të tij në Turqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.

Grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me AMP dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Po kërkohet identifikimi o personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike. 

Gjatë dy operacioneve të tjera të policisë turke në aeroportin e Stambollit u kapën 66 kg kanabis. U arrestua një tjetër shqiptar i identifikuar si Adrian Qirici dhe një person tjetër i huaj. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *