• |
ide | kryesore

Pogba stërvitet me grupin, në nëntor në fushë për të arrtitur Katarin: për Chiesa Juventus bën gati një miqësore

-Instant, Sport
Chiesa



Dëmtimet në shtëpinë e Juventus e kanë komplikuar shumë fillimin e sezonit. Pogba, Chiesa, si dhe Di Maria dy herë, janë pedina të rëndësishme që Allegri nuk i pati kurrë në dispozicion. Kjo gjë ndikoi shumë në idenë që bardhezinjtë kishin kur ndërtuan ekipin në verë. Drita në fund të tunelit në këtë aspekt po fillon të dallohet. Francezi është duke u stërvitur gradualisht në grup me shokët e tij. Ndërkohë që po studiohet një ndeshje testuese për Chiesa, që lojtari të rifitojë ritmin.

Dëmtimi i meniskut në verë nga Pogba është lënë pas. Ashtu si edhe rrëmuja e operacionit të shtyrë që e komplikoi rikthimin e tij. Francezi do të rikthehet në grup, duke përfituar edhe nga java e lirë nga angazhimet në fushë. Tani për Pogba edhe Botërori nuk është më larg. Ende herët për ta parë atë në fushë këtë tetor, por nëse ritmi i rikuperimit ruhet, në nëntor Pogba duhet të kthehet. Pikërisht në kohë për të marrë rrugën për Botërorin e Katarit, që kalon edhe nga ndeshja vendimtare e Da Luz kundër Benfikës. Në Champions, situata është komprometuar, por në Portugali është e vetmja fije shprese për të vazhduar.

Lexo më tej: Pogba e Chiesa, frymëmarrje për Allegrin: francezi gati për Benfikën, sulmuesi pas Bolonjës

Chiesa, nga ana tjetër, ka punuar në grup prej dy javësh pas rikthimit të komplikuar nga operacioni i ligamentit të gjurit. Ideja e stafit mjekësor të Juventusit është të organizojë një ndeshje miqësore, përpara se ta kthejë atë plotësisht mes lojtarëve të grumbullueshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *