• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama zbriti nga “treni” sipas këshillës së Erdoganit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka bërë një koment mbi mënyrën se si po qeveris Edi Rama. Në studion e emisionit “Open” Lubonja tha se Rama zbatoi një këshillë të Erdoganit.

“Erdogan ka thënë që “ky është vëllai i vogël i tij”. Dhe sipas Erdoganit, “Demokracia është një tren që duhet t’i zbresësh kur ke mbaruar punë me të”. Rama ka mbaruar punë. Ka zbritur nga ai tren.

Kur ka zbritur? (qesh) Ka qenë me faza ajo punë. Ndaj dhe ne të mos bëjmë sikur jemi akoma në atë tren me të. Ai ndoshta ka shkëputur vagonin e tij dhe po ecën në një tjetër drejtim. Ka shumë paralelizma që mund të bësh me këtë”, – thotë me ironi Lubonja.

Në studio ishte ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe po flitej për inceneratorët. Sipas Lubonjës, për sa kohë drejtësia nuk vendoset, edhe denoncimet e humbin vlerën e tyre. Ai ka shtuar se atëherë kur ishte koha që opozita të mbronte qytetarët, opozita ndihmoi që kryeministri Edi Rama të kapte drejtësinë.

“Dosja e letrat janë të kopsitura, në kuptimin e argumenteve ligjore. Opozita kërkon drejtësi. Kanë bërë shumë akuza dhe ka një mori akuzash që hidhen, por hidhen në një thes të shpuar. Sepse poshtë thesi duhej të ishte i mbyllur nga drejtësia që mungon dhe akuzat bien poshtë.

Kanë humbur edhe efektin e skandalit. Skandali shpërthen, ka ndjeshmëri dhe dikush vepron e bëhet drejtësi. Përderisa nuk funksion drejtësia çfarë na duhen denoncimet. Opozita nga e cila duhet të kishim më shumë mbrojtje, kur ishte koha për të mos e lejuar kapjen e drejtësisë nga Rama, e ndihmuan, të parët LSI. Tani është vonë” – i tha Lubonja, Kryemadhit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *