• |
ide | kryesore

Ice Cube sulmon Kanye West: Mos e përmend emrin tim

-Instant, Paparazzi, Slider



Ice Cube i ka kërkuar Kanye West të lërë emrin e tij jashtë “të gjitha bisedave antisemitike” pasi reperi  përmendi atë në një episod.

West shkaktoi polemika masive pas një paraqitjeje të fundit në podcastin Drink Champs, në të cilin ai bëri një sërë komentesh rreth temave, duke përfshirë dhe ndjenjat e tij ndaj Trevor Noah dhe Pete Davidson.

Duke folur për komentet e tij antisemitike, West tha se Ice Cube “me të vërtetë më përgatiti për këtë”.”Ai me të vërtetë ndikoi tek unë për të marrë këtë atmosferë antisemite,” pohoi West gjatë episodit të podcast-it.

Menjëherë, reperi reagoi duke thënë se nuk e dinte “çfarë donte të thoshte Kanye me komentet e tij”. “E urrej që emri im u përmend në Drunk Champs”, shkroi ai në Twitter. “Unë nuk e di se çfarë donte të thoshte Ye me deklaratat e tij. Ju duhet ta pyesni atë. Kanye lëre emrin tim jashtë këtij bisedimi antisemitik. Unë nuk jam antisemitik dhe nuk kam qenë kurrë.”

Në fillim të kësaj jave, West pretendoi gjithashtu se George Floyd vdiq nga droga fentanil dhe se gjuri i një oficeri policie “nuk ishte  në qafën e tij”.Nëna e vajzës së Floyd tani po padit West për 250 milionë dollarë për pretendimin e tij./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *