• |
ide | kryesore

Kurti me Escobar: Kosova e gatshme për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

-Instant, Lajme, Të fundit
albin kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar në një deklaratë për media tha se Kosova është e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër. Kurti tha se Kosova është treguar se është palë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë.

“Vizita e dytë brenda dy dite e përfaqësuesve të SHBA-së. Me ambasadorin amerikan takohemi rregullisht, ndërsa në fillim të javës së shkuar pata një bisedë shumë të mirë telefonike me sekretarin e shtetit, Antony Blinken.

Me zotin Escobar folëm për rëndësinë dhe peshën e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet dy vendeve tona, progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin e krizës energjetike dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe rrugën përpara”, tha Kurti. Kreu i ekzekutivit të vendit tha se gjithmonë mirëpresin interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces.

“Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër… Me SHBA-të jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime…”, u shpreh Kurti.

Ai më tej theksoi se rreshtimi i menjëhershëm i Kosovës me SHBA-të, BE-në, dhe Mbretërinë e Bashkuar në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjen e pa rezervë për Ukrainën përbëjnë dëshminë e aleancës dhe partneritetit Kosovë-SHBA dhe të njëjtën kohë dallimin me të gjithë ata të tjerët që nuk u rreshtuan siç duhet në anën e të drejtës e të vërtetës.



2 Comments

  1. Po sikur ky Kurti ka thene qe nuk ka marrveshje me Serbine pa kerkuar ata falje per maskrat dhe gjenocidin ne Kosove. Si u bje kjo pune tani ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *