• |
ide | kryesore

Sam Smith zbulon detaje rreth albumit të ardhshëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Sam Smith ka njoftuar së fundmi albumin e tij të katërt në studio. Në një deklaratë për shtyp, artisti zbuloi se albumi do të quhet ‘Gloria’ dhe do të  gërmojë në tema personale nga romanca te mashtrimi dhe të gjithë pasionin që qëndron mes tyre.

“Ndjehet si çlirim emocional, seksual dhe shpirtëror. Ishte bukur, me këtë album, të këndoja lirisht përsëri. Çuditërisht, ndihem sikur po regjistroja rekordin tim të parë”, u shpreh Smith. Kopertina e albumit përmban një fotografi të Sam, pa këmishë dhe flokë të zbardhur biondë. I krijuar së bashku me Jimmy Napes, Stargate dhe ILYA, disku do të përmbajë këngën më të fundit hit të Smith “Unholy” me Kim Petras, e cila aktualisht qëndron në krye të Billboard Global 200, si dhe këngën e fundit “Love Me More”.

Gjatë një paraqitjeje në “The Kelly Clarkson Show” javën e kaluar, këngëtaridetajoi frymëzimin pas “Unholy”. “Kjo këngë ka të bëjë me të qenit pjesë e sekretit të dikujt që nuk dëshiron të jesh pjesë e tij”, tha Sam Smith për Clarkson. “Duke qenë në industrinë e muzikës, kam kaluar shumë kohë me shumë djem. Kam qenë pjesë e sekreteve që nuk doja të bëhesha pjesë ndonjëherë. I urrej sekretet. Gloria pritet të publikohet më 27 janar 2023 nëpërmjet Capitol Records./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *