• |
ide | kryesore

E ëma e Lear Kurtit akuzon policinë: Hematoma në trup nga dhuna

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lear kurtit



Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa, fajësoi këtë të dielë policinë në lidhje me vdekjen e djalit të saj. Në një intervistë të dhënë për News 24 ajo u shpreh se i biri ishte një person, i cili e kishte fobi policinë pasi e ndalonin mjaft shpesh për kontroll.

Ajo rrëfen dhe një episodë me të birin, Lear Kurtin, kur ky i fundit i kishte thënë se nëse do t’i vinte e keqje do ti vinte vetëm nga policia.

Ajo shtoi se në trupin e të birit kanë qenë hematoma që mund t’i kenë ardhur vetëm nga dhuna e efektivëve.

Lexo më tej: Partia e Lirisë i bashkohet Berishës në protestën për Lear Kurtin 

“I ka ardhur nga policia, nuk i ka ardhur nga shoëkt. Ka qenë dhe pak i vrazhdë dhe i thosha aman mor bir do zihesh me shokët. Shokët ia dinin natyrën dhe e toleronin. Para 6 muajsh iu paraqit një letër që duhej të paraqitej për një çështje që ishte mbyllur në gjykatë, dhe më tha o ma dua të iki jashtë se këta do më kalbin brenda. I thashë se ti ke dal i pafajshëm nga gjykata, ne do marrrim avokat dhe mos u shqetëso.

Më thoshte ç’a jete është këtu. Policinë e kishte fobi se e ndalonin shpesh dhe me atë shoqen me motor. Por dhe përballej me ta.

Në këtë rast ta them me siguri se ai person ka qenë i dhunuar.

Flas në emër të të gjitha nënave, që çdo fëmijë që kapin në rrugë, policët e pashkollë janë bërë të tmerrshëm, nuk ka më siguri për të rinjtë.

Këtu te lagjja jonë është bërë nuk e di. Djali thoshte po më erdhi e keqja nga këta do më vijë. Shkonte përtej imigjanitës, thoshte nuk më pëlqen kjo jetë. Dinte 4 gjuhë dinte dhe një gjuhë që shkruhej në pllaka. Atë e donte gjithë lagjja, ishte fëmija i gjithë lagjja.

Të rinjtë e sotëm janë shumë të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. Nuk e mendoja kurrë vdekjen e djalit sidomos në këtë mënyrë. Nuk kam parë fare. Unë kam qenë shumë e lidhur me çunin. Burri më thoshte mos qaj se do ikim. Dilnim natën e kërkonim. Gjithë natën më linte në dritare kur po vjen. U bëra e fortë kur u largua sepse isha e qetë. Unë dua ta hap. Unë do gjej të drejtën e djalit. Ne po e heqim këtë të zezë që ta shikojmë deri në fund masakrën që i kanë bërë atij fëmije”, tha nëna.



10 Comments

  1. e kan rrahur psikopatet e policise

    e tha mire eksperti ke Shqiperia live: duhet veting psikologjik ne polici

  2. E vrau plaku mere ramovic , diktatoruci i fundit ne ballkan.

    I qofte dheu lehte cunit qe ja mori jeten para kohe dhe ne ferr qafirit.

  3. Degjova intervisten e zonjes dhe kam nje perceptim te forte qe nuk e kishte rritur djalin me dashurin per shkollen, librat, kulturen, dhe punen. Por perseri nese dikush ka ushtruar dhune mbi te ndjerin u thafte ne vend.. ….

    1. Pra ti e thua edhe vete, qe ai skishte mare edukaten qe te ishte nje djale, i mbare per vete edhe ne shoqeri, ne cdo veprim qe bene policia e bejme politike, kur akoma ska dale se nga kush ka ardhe dhune, byrektoria thote shteti, patronazhistet, e bejne kriminel. ja leme gjykates, edhe jo ketyre mendimeve qe shpreh dikush, ajo eshte nena edhe asaj i dhembe shpirti edhe jo neve qe flasim ketu, shpirti ju prefte ne parajse

  4. Kam tre vjet në Itali dhe nuk kam një shtëpi timen, ju ku i gjetët. Unë nuk jam dashnorja e Edi Ramës sepse unë nuk shkoj me burra të degjeneruar.Kjo nena nuk qane djalin por merret me salihun,kjo nena e shikon shishen e serumi ne dore,apo salihu ja ka erresuar syte e trute

  5. Le të dali e vërteta dhe fajtorët! Më vjen keq për këtë nënë fatkeqe për humbjen e djalit … Ngushëllime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *