• |
ide | kryesore

Sërish protestë para ministrisë së Brendshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
brendshme



Qytetarët do të rikthehen sërish sot në protestë në kryeqytet. Në orën 18.00 ata do të grumbullohen përpara ministrisë së Brendshme. Ata do të kërkojnë sërish zbardhjen e vdekjes së të riut Lear Kurti. Protestën e ka njoftuar kreu i PD-së, Sali Berisha në rrjetet sociale.

“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu” – shkruan Berisha

Dy ditë më parë u zhvillua e njëjta protestë përballë Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Lear Kurtit. I riu humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3 mbrëmjen e 19 tetorit.

Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia. Më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. 3 efektivë policie janë pezulluar deri në sqarimin e rrethanave. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Vdekja e Lear Kurtit, Komiteti i Helsinkit: Emri i të riut nuk është në regjistrin e të ndaluarve, policia ka shkelur ligjin

Artan Hoxha: Lear Kurti iu ngeli në dorë policëve, prishën skenën e krimit

Kurti vdiq në duart e policisë, sa qëndrojnë alibitë

Lear Kurti ne spital
Lear Kurti ne spital



27 Comments

    1. Filuan shuushunjat patronazhiste te mbrojne kriminelin edi ramovicin ai vend vetem se ka patronazhist eshte ipushtuar NGA spiun te paguar NGA shteti I felliqur i ed rames qe ka bere liigesine me te madhe ne kohes moderne te internetit ( FAKE ju patronazhiste te qelbur)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *