• |
ide | kryesore

U përplas nga trajleri ndërsa po kalonte autostradën, ndërron jetë 75-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme



Ka ndërruar jetë në spital 75-vjeçari, Jak Gjergji, i cili u aksidentua pasditen e kësaj të hëne në superstradën Lezhë-Laç.

75-vjeçari u përplas nga mjet i tonazhit të rëndë teksa po mundohej të kalonte nga njëra anë e autostradës në anën tjetër.

Ai nuk mundi dot t’iu mbijetonte plagëve të marra edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *