• |
ide | kryesore

Vogue heq dorë nga bashkëpunimet me Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Një zëdhënës i Vogue ka zbuluar së fundmi se revista nuk do të bashkëpunojë më me Kanye West.

Kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me reperin. Ajo e ftoi për herë të parë në Met Gala-n e saj  vjetore në vitin 2009, përpara se ta shfaqte atë dhe Kim Kardashian në kopertinën e vitin 2014.

Vetëm muajin e kaluar, Wintour modeloi  linjën  e tij të syzeve të diellit  edhe pasi ai ngacmoi publikisht Kardashian. Më pas, ajo dërgoi shokun e saj të ngushtë, Baz Luhrmann, për të filmuar pajtimin mes West dhe Gabriella Karefa-Johnson. Kanye sulmoi Gabriella pas kritikave të saj për bluzen e tij, White Lives Matter.

Por, burimet treguan se Anna ka shkëputur komunikimet me të  pasi West kërcënoi popullin hebre dhe refuzoi të kërkonte falje publike. “Anne nuk duron dot më ”,  tha një burim.  “Ajo e ka bërë shumë të qartë brenda Vogue se Kanye nuk është më pjesë e rrethit të brendshëm. Ai nuknuk do të jetë më i mirëpritur në Met Gala dhe nuk do të shfaqet në kopertinën e revistës.”

Gjithashtu edhe shtëpia e modës së modës së lartë Balenciaga deklaroi  se nuk do të punojë më me artistin. “Balenciaga nuk ka më asnjë marrëdhënie dhe as plane për projekte të ardhshme në lidhje me këtë artist”, tha kompania, në një deklaratë për WWD. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *