• |
ide | kryesore

Agresioni rus, vriten shtatë civilë në qytetin ukrainas

-Instant, Lajme, Planet
Ukrainë



Shtatë civilë u vranë dhe tre u plagosën dje në Bakhmut, një qytet në rajonin e Donjeckut në Ukrainën lindore, njoftoi sot guvernatori rajonal.

Në dy vendbanime të këtij rajoni janë gjetur edhe tre trupa të civilëve, të cilët ishin vrarë më herët, sqaroi përmes aplikacionit Telegram guvernatori Pavlo Kirilenk. Ushtria ukrainase, nga ana e saj, foli për sulmet ruse në drejtim të Bakhmut, që ndodhet në pjesën veriore të rajonit dhe në qytetin Avdiivka.

Dje, 24 tetor trupat ukrainase zmbrapsën sulmet ruse pranë dhjetë vendbanimeve, duke përfshirë Bakhmut, në rajonet Donetsk dhe Lugansk (Ukraina lindore).

Në shtator, ushtria ukrainase rimori mijëra kilometra katrorë në rajonet verilindore dhe jugore të vendit në një kundërofensivë të suksesshme. Që prej asaj periudhe, luftimet janë përqendruar kryesisht në rajonet lindore, ndërsa vazhdojnë paralelisht rreth Khersonit në jug.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *