• |
ide | kryesore

“Donte të zhdukej, kishte frikë për familjen”: rrëfimi i mikut të Pogba zbulon traumën e francezit pas rrëmbimit

-Instant, Sport
Pogba



“Paul Pogba më rrëfeu se donte të zhdukej, nuk donte të luante më futboll. Ai kishte frikë për familjen e tij”. Kjo u zbulua nga Boubacar Camara, një mik i fëmijërisë së mesfushorit të Juventus, i marrë në pyetje nga hetuesit. Ai u paraqit aty më 15 shtator në Nanterre, në lidhje me rrëmbimin e Pogba në natën mes 19 dhe 20 marsit, në një apartament në Montevrain. Francezi ishte viktimë e kërcënimeve dhe zhvatjeve nga një bandë e organizuar, ku bënte pjesë edhe vëllai i tij Mathias. Kriminelët kishin kërkuar një shpërblim prej 13 milionë eurosh. E konsideronin një “pagesë” për shërbimet e mbrojtjes që i ishin bërë lojtarit që në moshën 13-vjeçare.

“Nën mbrojtjen e policisë, u takova me Paul në hotel disa orë pas rrëmbimit – ishin fjalët e tij të raportuara për “Le Journal du Dimanche” -. E gjeta ulur në shtrat duke qarë. Thoshte: ‘Si mendon se mund tia jap atë shifër? Nuk dua të luaj më futboll’. I thashë të qetësohej, pastaj telefonoi nuk e di kë. Kishte frikë për fëmijët dhe për familjen e tij”.

Lexo më tej: Çështja Pogba merr drejtim: në burg i vëllai Mathias e katër ‘zhvatës’ të tjerë

HISTORIA

Mathias Pogba u arrestua së bashku me tre persona të tjerë në kuadër të hetimeve për zhvatje. Çështja u mësua pas denoncimit të depozituar më 16 korrik në Prokurorinë Publike të Torinos nga kampioni i botës. Pogba në denoncimin e tij i referohej përpjekjeve për zhvatje mes marsit dhe korrikut 2022. Akuzat e Pogba erdhën pasi vëllai i tij postoi një video në internet, duke premtuar “zbulime të mëdha” për kampionin e Juventus. Nga aty gjërat precipituan me shpejtësi. Mathias, i vëllai i lojtarit dhe katër të tjerë u arrestuan nga policia. Edhe pse në burg, Mathias bëri të mundur publikimin e një tjetër video. Aty ai akuzonte Pogba për mashtrim dhe pagesën e një shtrigani kundër Mbappe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *