• |
ide | kryesore

Çështja Pogba merr drejtim: në burg i vëllai Mathias e katër ‘zhvatës’ të tjerë

-Instant, Sport
Pogba



Çështja Pogba mbërrin në një pikë kthese. Pas tre ditësh marrje në pyetje si i ndaluar, Mathias Pogba përfundoi nën hetim dhe paraburgim. Me vëllain e lojtarit janë ndaluar edhe katër persona të tjerë. Mbi vëllain e mesfushorit të Juventus mund të rëndojnë elementë të mjaftueshëm për t’u konsideruar si një nga të dyshuarit kryesorë. Bëhet fjalë për tentativën për zhvatje ndaj ish-lojtari të Manchester United e madje rrëmbimit të tij. Ndaj Mathias, i cili mbetet në burg, akuza është zhvatje në bandë të organizuar dhe shoqëri kriminale.

Pas denoncimit të Paul, menaxheres Pimenta dhe nënës së lojtarit Moriba, përplasja familjare duket se ka arritur në një udhëkryq vendimtar. Në fakt, në përfundimin e hetimeve paraprake, gjyqtari ngriti aktakuzën dhe urdhëroi masën e arrestit me burg për Mathias. Bashkë me të edhe katër persona të tjerë. Sa i përket rrëmbimit të Paul në mars në një apartament në periferi të Parisit, vëllai i juventinit ka një “alibi”. Për këtë, nga hetuesit ai konsiderohet si “dëshmitar i asistuar”, një lloj personi i informuar për ngjarjen. Pas një pagese të parë prej 100 mijë eurosh, grupi ishte rikthyer kërcënues si në Mançester ashtu edhe në Torino. Në këtë rast, Mathias u identifikua nga mesfushori, mes atyre që e kërcënuan në korrik në qendrën stërvitore të Juventusit.

Lexo më tej: Pogba u mbajt peng me një pushkë offensive dhe një M16: francezi i ka paguar shantazhuesve 100.000 euro

ÇËSHTJA POGBA, AVOKATI I MATHIAS: “JASHTË HISTORISË”

Që këtu nisën hetimet gjyqësore për çështjen. I thirrur të mërkurën dhe i vendosur në paraburgim për të hedhur dritë mbi pozicionin e tij, Mathias mohoi çdo përfshirje para hetuesve. Por marrja në pyetje e katër të dyshuarve të tjerë i shtyu hetuesit të çonin vëllanë e Paul para gjykatësit. Kjo për të përfunduar zyrtarisht akuzat kundër tij dhe për të urdhëruar ndalimin. “Drejtësia e shfajëson për akuzën më të rëndë. Ne do të kundërshtojmë vendimin e gjyqtarit në mënyrë që ai të jetë i lirë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati Yassine Bouzrou në lidhje me apelin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *