• |
ide | kryesore

Pogba, ofertë për të luajtur nga një skuadër ruse: “Eja të luash me ne”

Sport
Pogba



Ndërsa Paul Pogba ende po lufton për të reduktuar dënimin 4-vjeçar për doping (stafi i tij ka premtuar të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë), klubi rus Broke Boys është përpjekur të shfrytëzojë rastin për të tërhequr vëmendjen. Ata i kanë propozuar mesfushorit, ende nën kontratë me Juventus, të luajë për ta. “Por ai refuzoi me mirësjellje”, pranoi drejtori sportiv Artjom Chatjaturjan. Një përgjigje më se e kuptueshme duke qenë se Brokye Boys janë pjesë e Media Football League, një kampionat rus, i lindur në vitin 2022 dhe jo i lidhur me Federatën e Futbollit, në të cilin luajnë personazhe të famshëm si aktorë dhe influencues.

“Mund të duket si shaka, por ne e kemi thirrur. Deri tani ai ka refuzuar me mirësjellje. Ai është në një moment të dëshpëruar dhe ka nevojë për kohë për të pranuar që një nga futbollistët më të mirë në botë nuk do të mund të luajë për kaq gjatë. Për momentin MFL është më seriozja, për nga statusi dhe niveli, në të cilën Pogba mund të luajë”, tha Chatjaturjan.

PROPOZIMI NË RRJETET SOCIALE PËR POGBA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *