• |
ide | kryesore

Skualifikimi i Pogba ndez merkaton e Juventus: Koopmeiners blihet me paratë e francezit

Sport
Pogba



Deri më tani, Juventus ka mbetur mënjanë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa të thuhet fjala e fundit nga CAS për çështjen Pogba. Skualifikimi katërvjeçar për doping që i është bërë francezit ndoshta mund të reduktohet, por gjasat që ai të anulohet plotësisht janë afër zeros. Për këtë arsye jeta e dytë e “Oktapodit” me bardhezinjtë tashmë mund të thuhet se ka përfunduar. Fakti është se në Torino duket se janë gati të ndërpresin kontratën, duke qenë se sanksioni do të ndalojë Pogba për një periudhë më shumë se gjashtë mujore. Megjithatë, jo para qershorit, sepse në të kundërt do të humbisnin disa përfitime tatimore të parashikuara nga Dekreti i Rritjes. Sapo të përfundojë sezoni, Juve dhe numri 10 i tij do të marrin rrugë të ndryshme.

ME PARATË E KURSYERA NGA POGBA

Që për drejtuesit Giuntoli dhe Manna do të thotë të kesh në dispozicion diçka rreth 33 milionë euro menjëherë, ato të shpëtuara nga përfundimi i parakohshëm i kontratës me Pogba. Hapësira e liruar duhet së pari të mbushet me një lojtar me nivel të barabartë teknike dhe fizik. Identikiti prej muajsh tashmë ka dalë dhe ka emrin e Teun Koopmeiners. Atalanta e di mirë që do të humbasë holandezin në fund të sezonit dhe po mundohet ta rrisë çmimin, aq sa tashmë flitet për 60 milionë euro. Zgjidhja do të gjendet, edhe sepse në Torino kanë disa letra për të luajtur në dorë, si ai i Soulé, i cili është joshës dhe mund të luajë rolin e shkëmbimit teknik. Por edhe me shitjen e tijbardhezinjtë mund të mbledhin para. Gjithnjë sa kohë që ai nuk kthehet në bazë për të shitur dikë tjetër…

Lexo më tej: Pogba lajmëron apelin: “E kam zemrën të thyer, vendim i padrejtë i GJKA-së, kurrë me doping”

LINJA E RE E JUVENTUS

Megjithatë, përveç Koopmeiners, do të nevojiten edhe lojtarë të tjerë, sepse Juventus duhet të përballet me një fushatë në Champions League, e cila kërkon më shumë njerëz dhe burime dhe mesfusha është reparti me pikpyetjet më të mëdha. Duke filluar nga Rabiot. Për këtë arsye, objektivat e Juventus për goditjen e dytë janë të ndryshme. Lazar Samardzic, Lewis Ferguson dhe Heorhij Sudakov mbeten në fletoren e bardhezinjve, ndonëse së fundmi është përfolur kryesisht për Albert Gudmundsson, talentin islandez të Genoa, i cili ka lulëzuar në këtë kampionat. Juve sigurisht që është në kërkim të një lojtari të ri me potencial të lartë dhe jo një emër të afirmuar tashmë, sepse linja e re e klubit tani është përcaktuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *