• |
ide | kryesore

Pogba lajmëron apelin: “E kam zemrën të thyer, vendim i padrejtë i GJKA-së, kurrë me doping”

Sport
Pogba



Pak orë pas skualifikimit për 4 vjet për doping, Paul Pogba thyen heshtjen. E këtë ai e bëri duke përsëritur pafajësinë e tij dhe duke njoftuar se do të vazhdojë të mbrohet. “Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping (GJKA) dhe besoj se vendimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe me zemër të thyer. Gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist më është hequr. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë. Por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregullat antidoping”, tha mesfushori francez.

“Si një sportist profesionist nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara. Nuk kam treguar kurrë mungesë respekti apo mashtruar sportistë të tjerë dhe tifozë të ndonjë prej skuadrave ku kam luajtur për ose kundër. Si rezultat i vendimit të shpallur sot do të apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, shtoi Pogba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *