• |
ide | kryesore

Video/ Juventus jashtë Champions që në grupe, triumfon Benfica 4-3: PSG shkakton ‘tërmet’

-Instant, F1, Sport, Video
Benfica



Rezultate befasuese e fitore zhurmuese në mbrëmjen e të martës në raundin e pestë të Champions League. Eliminohet Juventus, një dështim total në Lisbonë. Bardhezinjtë dorëzohen 4-3 ndaj Benfica dhe për herë të parë në 8 vjet nuk kalojnë grupin. Milan nuk gabon në Zagreb, por kualifikimi vendoset në ndeshjen e fundit. PSG është një rul kompresor dhe asfalton Maccabi. Barazim mes Dortmund e Manchester City.

GRUPI E

Chelsea i pari e Milan i dyti. Kuqezinjtë shëtisin në shtëpinë e Dinamo Zagreb, duke fituar 4-0 në Maksimir. Ndeshje e ekuilibruar deri në minutën e 39′ kur një goditje me kokë nga Gabbia i dha Milanit avantazhin. Të besuarit e Pioli zhbllokuan ndeshjen në zhvillimet e një goditjeje dënimi, pastaj në pjesën e dytë bënë diferencën. Leao dyfishoi në minutën e 49-të me një veprim personal nga e majta. Pastaj Giroud nënshkroi trisin me penallti në minutën e 59-të. Dhjetë minuta më vonë autogoli i Ljubicic i dha përmasa suksesit të Milan. Tani në ndeshjen e fundit do të presë Salzburg për një vend në 1/8.

GRUPI F

Fitorja e tretë radhazi për Leipzig, që mundi 3-2 Real Madrid tashmë të kualifikuar. Gjermanët i afrohen kualifikimit për në fazën e 1/8 me ndeshjen e fundit vendimtare kundër Shakhtar. Gjermanët e nisën fuqishëm dhe kaluan në epërsi në minutën e 13-të. Nga një goditje këndi, André Silva goditi me kokë, duke gjetur gati Courtois. Topi megjithatë përfundoi për Gvardiol, që shënoi 1-0 në zhytje. Kaluan vetëm pesë minuta dhe vendasit dyfishuan me Nkunku. Sulmuesi mposhti belgun me të majtën, edhe falë ndihmës së traversës. Vinicius rihapi ndeshjen para pushimit, por në pjesën e dytë ishte ish-lojtari i Chelsea Werner, në minutën e 81-të, që firmosi 3-1. Penalltia e shënuar nga Rodrygo në shtesë ishte e kotë. Reali nuk arrin të sigurojë ende vendin e parë, por do të presë në xhiron e fundit Celtic në Bernabeu me synimin për të mbyllur diskutimin. Leipzig i mjafton tani barazimi kundër Shakhtar, i ndalur 1-1 në Glasgow ndaj Celtic. Mudryk në minutën e 58-të iu përgjigj avantazhit skocez, të nënshkruar nga Giakoumakis (34′).

GRUPI G

Në grupin G vjen verdikti i parë: Copenhagen është jashtë të gjitha garave. 3-0 i Sevilla rezulton i padobishëm përballë 0-0 mes Dortmund dhe City. Një pikë shumë e çmuar për verdhezinjtë, në 1/8 is e dytë e grupit, me +3 ndaj andaluzianëve. Në favor të Dortmund është bilanci i ndeshjeve direkte. Një ndeshje pa gola që certifikoi njëkohësisht vendin e parë të skuadrës së Guardiolës. Citizens kishte mundësinë më të madhe me penallti, por Mahrez e gaboi në minutën e 58. Të gjitha të vendosura, pra, në grupin G. Në raundin e 1/8 City dhe Dortmund (si i dyti), Sevilla në Europa League, me Kopenhagen jashtë të gjitha garave.

GRUPI H

Juventus bie 4-3 në Lisbonë ndaj Benfica dhe i thotë lamtumirë Champions League. Një tjetër performancë evropiane për t’u harruar për bardhezinjtë. Portugezët përpara në minutën e 17 të ndëshkuar nga Antonio Silva, por barazimi erdhi pas 4 minutash nga Kean. Një iluzion sepse italianët u rrëzuan nën goditjet e Joao Mario (penallti) dhe Rafa Silva (dygolësh). Në çerek orëshin e fundit mbërritën golat e Milik dhe McKennie për ta bërë pasivin më pak të rëndë, por pa ndryshuar thelbin e rezultatit.

Shpresat e fundit u shkatërruan në “Da Luz”. Për herë të parë pas 8 vitesh, Juventusi nuk e kaloi fazën e grupeve të Champions. Bardhezinjtë duhet ta luajnë kalimin në Europa League me Maccabi në javën e fundit. Një dështim i bujshëm, në një grup jo të pamundur në letër, por rezultat i një sërë përfaqësimesh vërtet shkretuese. Ajo e Lisbonës me Benfica ishte vetëm e fundit në listë. Një ndeshje në të cilën notat më të ulëta shkojnë për atë mbrojtje që dukej se ishte stabilizuar pas kalimit në 3-5-2. Dy golat në fund nuk mjaftojnë për të ndryshuar thelbin e një paraqitjeje për t’u harruar. Ndonëse mund të përfaqësojnë një pikënisje të mirë për ndeshjet e ardhshme, veçanërisht për impaktin e të rinjve.

TËRMET PARISIEN

Përveç Benfikës, në turin e dytë kalon edhe PSG, që mposhti 7-2 Maccabi Haifën. E gjitha vepër e treshes së mrekullive të parisienëve. Një sukses që e dërgon në krye skuadrën e Galtier për nga diferenca e golave. Francezët do të luajë tani për vendin e parë në Torino ndaj bardhezinjve tashmë të eliminuar, por ende në garë për Europa League. Në minutën e 19′, Messi shënoi nga jashtë zonës duke vendosur topin në shtyllën e largët. Ndërsa mes 32′ dhe 35′ mbërritën 2-0 e Mbappe dhe 3-0 e Neymar. Seck shkurtoi distancën në minutën e 38-të, por para intervalit Pleshti firmosi dygolëshin me një të majtë në kënd. Seck gjeti golin e dytë të mbrëmjes duke nënshkruar 4-2 momentalisht në minutën e 50-të. Por Mbappé (64′) dhe Soler (84′) me autogolin e Goldberg në mes (67′) mbyllën rezultatin. Psg ka +8 gola diferencë ndaj +4 të Benfikës. Vendi i parë do të vendoset në 90 minutat e fundit. Nga ana tjetër, Maccabi është praktikisht i dënuar. Golavarazhi -9 ndaj -3 të Juves, lë pak shpresa për ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Benfica.

REZULTATET E MBRËMJES

Champions League Group E
FC Salzburg 1-2 Chelsea
Dinamo Zagreb 0-4 AC Milan
Champions League Group F
Celtic 1-1 Shakhtar Donetsk
RB Leipzig 3-2 Real Madrid
Champions League Group G
Sevilla 3-0 FC Copenhagen
Borussia Dortmund 0-0 Manchester City
Champions League Group H
Benfica 4-3 Juventus
Paris Saint-Germain 7-2 Maccabi Haifa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *