• |
ide | kryesore

190 gra nga Nepali dhe Filipinet do vijnë të punojnë në fabrikat fason

-Instant, Lajme, Të fundit



Mungesën e fuqisë punëtore, sektori fason vijon të zgjidhë me marrjen e punonjëseve të huaja. Së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet pritet të vijnë në Shqipëri. Sipas Proeksport Albania rezulton se aktualisht sektori fason ka mungesë të theksuar për 20,000 vende të lira pune. Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore Proeksport Albania ka nisur aktivizimin e kontratave për marrjen e punëtorëve nga vendet e treta, Filipine, Nepal dhe Neymar, ku shumica janë të gjinisë femërore për të ruajtur historikun qe ky sektor ka me rreth 98% te punonjësve te përbërë nga gratë.

Për këtë arsye, Proeksport Albania në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Punës do të propozojë heqjen e vizave me Nepalin, Indinë dhe Filipinet. Kjo pasi procedurat për marrjen e punonjësve zgjasin deri në 120 ditë. Kryetari i Shoqatës Edvin Prençe pohoi për Monitor se punësimi i grave nga Filipinet po rezulton e suksesshme. Prençe shton se për punonjësit konkretisht nga Nepali kontratat janë mundësuar me garancinë e ambasadës së këtij shteti.

“Duke parë mungesën e theksuar për punonjës sezonale dhe vjetorë të sektorit do të propozojmë heqjen e vizave për Nepalin, Indinë dhe Filipine. Procedurat të fillojnë kur punonjësit ndodhet në territorin shqiptar dhe të jenë plotësuar detyrimet ligjore me kontrata specifike. Kjo procedurë nuk lehtëson detyrimin e punëdhënësit. Thjesht përshpejton procedurën në vetvete që zgjasin minimalisht nga 90 deri 100 ditë. Kjo u jep frymëmarrje bizneseve. Lehtëson procedurat për krahun e punës dhe eliminon humbjen e kohës në procedurat burokratike. Nga ana tjetër do të rriten edhe përfitimet e shtetit nga të ardhurat e paguara për sigurimet shoqërore”, pohon ai.

Mungesa e fuqisë punëtore

Mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të punonjësve vendas, veçanërisht të rinjve ka sjellë që nga bizneset shqiptare të  shihet si zgjidhje e domosdoshme marrja e punëtorëve të huaj. Megjithatë nisma për marrjen e punonjësve të huaj, veçanërisht nga vendet si Bangladesh apo Nepal nuk ka rezultuar e suksesshme për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj pohon se masa ka dështuar. Sipas tij disa strukturave akomoduese, së fundmi u janë larguar 40 deri 50 punonjës të rekrutuar. Shqipëria përdoret si vend trampolinë për të emigruar drejt Europës. Për të mbushur boshllëkun me punonjës sektori i bareve dhe restoranteve po punëson punonjës nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por në shifra shumë të ulëta.

Edhe për drejtuesin e Qendrës së Eksporteve Shqiptare Alban Zusi masa nuk rezulton të jetë e suksesshme edhe për sektorin e agroindustrisë. Shumë punonjës janë larguar, për të emigruar në shtete të tjera.

Për drejtuesin e shoqatës Proeksport Albania Edvin Prençe punësimet e grave po rezultojnë më të suksesshme se marrja e burrave. Kjo pasi është shumë herë më i vogël risku për largimin e tyre. Garancia e dhënë nga ambasadat e shteteve përkatëse për kontratat e rekrutimeve është një element shtesë për moslargimin e tyre.

Kryetari i Proeksport Albania thotë se nisma për të marrë punonjës nga Bagladeshi ka dështuar në rastet kur sipërmarrësit kanë kontraktuar punonjësit nëpërmjet kompanive të tjera dhe jo nëpërmjet shoqatës.

Problematika me mungesën e punëtorisë që ka nisur në 3-4 vitet e fundit, për 2022 është kthyer në shqetësim për ndërmarrjet shqiptare. Vështirësi paraqiten në të gjitha sektorët e ekonomisë. Shkak i numrit të ulët të burimeve njerëzore mbetet emigracioni masiv i të rinjve./Monitor



12 Comments

  1. O qifsha ato robt.Dhe t’ju shohim me sa do i paguani ato,me 250 -300 mije lek te vjeter si keto grate dhe vajzat dhe grate e ketij vendi qe robetohen dhe mezi i marrin edhe keto.

  2. VK, budallalliqe patronazhistesh. Nuk rregullohet gjendja me filipine. Keto jane lajme te sponsirizuara nga agjensite e punesimit pirate.

  3. Fale punes se qeverise Rama ekonomia jone po rritet dita dites ndaj si ne te gjitha vendet e tjera te zhvilluara po vijne emigrante per te punuar dhe per nje jete me te mire

  4. Po pse mor legena biznesmene, nuk I jepni nje rroge dinjitoze shqipetareve qe te jetojne ne vend te vet por doni ti mbani si skllever. Pse mos te jete Shqiperia si Europa me gjithe keto pasuri natyrore qe ka? Por edhe ata nga Bangladeshi dhe Filipinet qe mendoni ti merrni si skllever te rinj nuk do ju qendrojne o langaraq njerez. Pasi suksesi ne cdo biznes vjen nga trajtimi me dinjitet I njerezve qe punojne dhe jo nga skllaverimi I tyre.

    1. te presesh ndergjeggje nga psikopatet eshte si te presesh virgjeri nnga baxhellat

      me bazhellat do ta besh ket komb?

  5. Mungesën e fuqisë punëtore?????????

    Mungesën e fuqisë se skllaveve thuaj.

    Te ftojne te punosh, per 300 USD ne muaj, keta ustallare.

    Dhe qajne qe nuk gjejne punetore.

  6. Mungesa e fuqise punetore keshtu kompensohet ne cdo vend te botes. Si pasoje e zhvillimit te madh ekonomik te viteve te fundit nen qeverisjen e Edi Rames, Shqiptaret kane arritur nje shkalle aq te larte mireqenieje sa nuk pranojne te bejne pune te tilla. Keshtu qe nuk mbetet gje tjeter, por vecse te marrim punonjes emigrante nga jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *