• |
ide | kryesore

Mungesa e fuqisë punëtore, restorantet e baret po punësojnë pensionistë

Lajme, Të fundit



Me sa duket nuk do të jetë e largët dita kur qytetarët do t’i drejtohen serviseve për kontrollin e automjeteve dhe nuk do të gjejnë teknik apo të kërkojnë shërbime të tjera dhe të mos gjejnë specialistë.

Pasojat e mungesës së fuqisë punëtore po i vuajnë më së shumti bizneset.

Ndërsa janë të shumta kompanitë që thonë se nuk po kërkojnë më punëtorë nga vendet aziatike, për shkak të largimit të shqiptarëve në Europë.

Situata paraqitet kritike edhe kompanitë e transportit. Vështirësia në gjetjen e drejtuesve të kamionit dhe stafit teknik për serviset pohohet nga përfaqësues të kompanisë së transportit “Shega Trans”.

Sipas tyre problematika po krijohet për shkak të largimit të punonjësve vendas në emigracion, kryesisht në Gjermani, shtet i cili ka lehtësuar kushtet për lidhjen e kontratave të punësimit.

Përfaqësues të kompanisë pohuan për Monitor se si zgjidhje po shihet marrja e punonjësve nga vendet aziatike, pavarësisht rrezikut për largimin e tyre, ndërsa është e vështirë gjetje e punonjësve nga shtete europiane, si Rumania apo Bullgaria.

Sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve edhe në këtë nisje të sezonit të mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë prej 15 mijë vende të lira pune. Vjet për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi kërkuan punonjës nga Filipinet apo vendet aziatike.

Përfaqësuesi i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja tha për Monitor se nisma për punësime nga vendet aziatike nuk ka funksionuar, pasi punonjësit largohen drejt Europës pas 2 apo 3 muajve qëndrim.

Jahja thotë se për shkak të kësaj situatë shumë biznese gjenden përballë një situate në të cilën po punësojnë punonjës të pakualifikuar apo si staf mbështetës për pastrim, për baçevan (mirëmbajtësi i lulishtes) hidraulik, elektricist etj po punësohen pensionistë.

Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Tq dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se pesionistët gjithnjë e më shumë po i drejtohen tregut të punës. Në fund të treujorit të parë, se nga të moshuarit mbi 65 vjeç, rreth 16% e tyre punonin./Monitor



6 Comments

  1. Uaaa vertet? Pse keshtu? Udheheqja jone e ndritur beri ndonje gabim? Mbaruan ” jashteqitja e kombit” , mergata e qyqeve apo maloket e Saliut? Nuk keni pare vertet gje akoma. Urrejtja per tjetrin do tju coje ne shkaterrim te plote.

    1. Per aq kohe sa keta nuk rritin rrogat po tallen me puntorin per aq kohe qe nje kamarier be bregdet punon 2 turrne dhe paguhet sa per 1 turrn per aq kohe sa keta e konsiderojne njeriun robot dhe njohin asnje dite pushim ne jave me keq ka per tu bere ky eshte vetem fillimi i nje revolucioni qe Koha po sjell per puntorin Shqipetar te shprytezuar deri ne place

  2. Do me hongër qyl pensionisti??

    Ku ka kshu pension pa punuar!

    Shtroju punës e në pleqëri, jepi duarve deri sa të keni frymë

    Kemi shtet!

  3. Na merzitet me kete forcen punetore emigrimin. A doni te kuptoni qe ka shume bare. Jane bere si stalla dominoje per pensionistet. I ke ngjithur e ngjitur te shemtuar dhe te gjithe njelloj. Kane zene rrugen e kane vene vazo lulesh qe ndalojne kalimtaret. Ai qe do te punoje rrit rrogen dhe merr kamariere te ire, te tjeret fusin ne pune gjyshin se nuk mbahet bari me uje te gazuar..

    1. Hani m… tani! Kishit kohe mjaftueshem per te rritur pagat e per ti mbajtur njerezit. Vete miliona, e punetoreve therrimet. H…m….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *