• |
ide | kryesore

Berisha zbulon ç’po ndodh me bisedimet Bardhi-Paloka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bisedimet



Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha deklaroi se bisedimet brenda PD-së po vazhdojnë. I ftuar në emisionin “Open”, Sali Berisha është ndalur te situata brenda PD. Ai pranoi se është e shtensionuar, por shtoi se ende ka diskutime mes palëve. Berisha tha se nëse Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij zgjedhin që të grupohen, mund të shpallin një fraksion.

“Nuk ka njoftime zyrtare sepse janë brenda grupit. Janë brenda partisë. Janë brenda anëtarëve të një partie. Këto janë midis partive të ndryshme. Gjithçka është në kuadrin e një statuti të një partie.

Me këtë statut ata kanë çdo të drejtë që ka Paloka apo Berisha. Në qoftë se ata grupohen në një platformë të tyre, kanë të drejtë të shpallin fraksionin. Kur statuti u njeh të drejtën e fraksionit, statuti i lejon ata të kenë mendimet e tyre, t’i paraqesin mendimet e tyre dhe t’i debatojnë mendimet e tyre.

Zgjidhja e problemit është brenda statutit. Kanë të drejtë të krijojnë fraksion pa më pyetur e pa marrë leje nga askush. Se çfarë pretendon ai është krejt tjetër, por Statuti nuk përjashton njeri. Berisha mund të donte që disa prej tyre të ishin jashtë PD, por statuti nuk pranon përjashtimin,” – tha Berisha.

“Secili prej tyre ka të drejtë të kandidojë për kryetar bashkie e të propozojë emra për kryetarë apo këshilltarë. Këtu është krejt tjetër. Askush me gjithë qëndrimin e tyre nuk mund t’i përjashtojë. Kemi një statut demokratik që pranon fraksionin.

Unë i ftoj të përfitojnë nga të gjitha të drejtat që u njeh statuti. Nuk u them krijoni fraksion. Për të treguar se janë të mbrojtur. Në primare do votojnë simpatizantë dhe anëtarësia. U shkelmua statuti nga Basha e u krijuan probleme” – tha Berisha.



6 Comments

  1. Bisedimet Bardhi-Paloka… hahahahahahaha…

    Cfare po ndodh valle????!!!!!

    Po e qi Bardhi Paloken apo Paloka Bardhin, kjo eshte ceshtja!

    Hahahahahahaha…..

    Dhe Berisha si tutor i te dyve…. hahahahahaha… What the fucking fuck!!! hahaha….

    1. Here pas here del ndonje i semure psikik si puna jote qe komenton ketu te lapsi. Se kuptoj pse ndodh. Ik mor qyqar te doktori e merr ilace.

  2. Realisht te lihet pershtypja se Berisha e ka kontrollin e PD te pakten psikologjikisht, por ka nje problem te madh non graten. Kundershtaret e tij brenda partise e ne elektorat kane vetem nje rruge te nderpresin çdo mardhenje me Berishen dhe me ndonje nga format e ligjeshme te dalin si fryme poilitike ne vete dhe ne zgjedhjet vendore, ne te kunderten ata do mbyten ne te njejten varke qe fut uje nga vrimat e shumta qe po lundron Berisha.

  3. në një kohë që e gjithë bota është në krah të Shqipërisë në këtë betejë, regjimi iranian ka dy aleatë të fortë në Tiranë. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë dy aleatët e regjimit të ajatollahëve të Iranit në Shqipëri, të cilët janë gati t’i vënë zjarrin vendit vetëm për interesin e tyre akut politik. Këtë e tregojnë sa here u jepet mundësia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *