• |
ide | kryesore

Firmosja e marrëveshjes PD-PL, Ilir Meta: Absolutisht historike, jam i bindur në fitore!

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur para mediave, në një konferencë për gazetarët, pas firmosjes së marrëveshjes me Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai tha se kjo marrëveshje është histroike dhe se është i bindur për fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Ilir Meta: Doja të shprehja kënaqësinë më të madhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje me PD, të cilën do ta konsideroja me bindje të plotë historike, është marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë, pasi është një marrëveshje që na angazhon fuqimisht si PD e PL, në drejtim të garantimit të demokracisë direkte.

Referendumi, primaret, transparenca, llogaridhënia, do të bëjnë plotësisht të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një sovran që ka mjete për të mbajtur nën kontroll ata që u delegon pushtetin dhe të cilën abuzojnë me të.

Si kryetari i PL shpreh kënaqësinë që angazhim madhore që unë dhe PL ka marrë në mbrëmjen e 25 korrikut, sot merr mbështetje nga PD, sa i takon ushtrimit të të drejtës kushtetuese të referendumeve në nivel lokal e kombëtar. Shpreh bindje për fitore, në Tiranë në radhë të parë dhe në të gjithë vendin.

 



10 Comments

  1. Sigurisht qe historike do jete. Komuniste dhe foltoriste/nevojtoriste te gjithe bashke si ne 2009, atehere per te ruajtur karrigen e sot per te ruajtur bythen. Shoku Sali e konfirmoi qe e ka pasur qellim ne vetvete te shkaterroje cdo gje te djathte dhe cdo disidence ne shqiperi. Bravo shoku sali … doni me per saliun

  2. “Historike” thote Like Floriri a thua se po ben per here te pare marreveshje me Sali Gerdecin. Te marret e korruptuar dhe ne pleqerine e tyre politike duan te poshterojne akoma shqiptaret dhe te lene ne pushtet brinjen e urryer te Trekendeshit te tyre te Bermudes, Edvin Kristaq Ramen me te cilin familjet e tyre vazhdojne e bejne biznes se bashku.

  3. Nga se ka dredhur dhe sperdredhur bycen. Po se ka lujt keq jo, e kini inat por jepi hakun. E ka shit shtrenjt . Sado skandale te perditeshme bonin keta lsi sja mbante as sales as rames ta krunte direkt me liken.

  4. E hodhen Ramen… per koke te Likes.

    Ike Edvin Kristaq Droga ike!!!

    Tik tak tik tak

    Rrofte revolucioni i Likes!

  5. sa e moralshme është për shqiptarët një bashkëpunim i tillë mes jush, për sa kohë Berisha e akuzonte dikur Metën dhe i kujtoi ngjalat kur bashkëpunoi me Edi Ramën, ndërkohë Ilir Meta si kryetar parlamenti i kujtonte Berishës djalin duke thënë se nuk jep dorëheqjen për të?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *