• |
ide | kryesore

Apeli e dënoi me 3 vite burg, “ia mbath” ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, nuk gjendet në banesë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj paraditen e sotme.

Ish-kryebashkiaku Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone. Policia e Lezhës po zhvillon kontrolle për ndalimin e ish-kryebashkiakut dhe të dënuarve të tjerë.

Mësohet se nga kontrollet e para të dënuarit nuk janë gjetur në banesa.

Fran Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.



4 Comments

    1. Eshte e vertete , athere nje kohesisht me kete te lezhes u akuzua edhe ai i rrogozhines . Perveç burgosjes ketyre hajnave u duhet sekuestruar edhe pasuria . Te gjithe do ti benim dy-tre vite burg per milona euro pasuri . Burg , sekuestrim pasurishe dhe largim te perjetshem nga institucionet shteterore .

      1. ata që duan hapjen e dosjeve nuk i ndan as ndasia politike, 86.4% e atyre që janë pro hapjes së dosjeve janë votues të së djathtës dhe 71% e tyre janë votues të së majtës.Kerkoni tek vilat e mulit te salihut,e ka mare ne mbrojtje cubi muli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *