• |
ide | kryesore

“Hajde bir kur*e”/ Del video e shqiptarit që ekzekuton marokenin në Milano

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptarit



Nga ora 22:45 deri në 23:28. Gjithçka ndodhi në 43 minuta. Kjo është ajo që duket në video nga ekzekutimi i Abderrahim El Kharmoudi, 45-vjeçarit me origjinë marokene prej shqiptarit të njohur si “Aldo”.

Ai mori 2 plumba nga një armë zjarri mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Cornaredo, një provincë e Milanos në Itali.

Gjithçka nisi pas një sherri me një grua. Për të rindërtuar atë mbrëmje të çmendur gjaku, dhune dhe hakmarrjeje është arrestuar tashmë një person i dyshuar për krimin. Në pranga ka rënë një 21-vjeçar shqiptar, i dënuar më herët, i njohur në fshat me emrin “Aldo”.

Si ndodhi ngjarja

Një telefonatë mbërriti në polici në orën 23:30. Ajo raportoi 3 të shtëna armësh në Piazza Libertà. Kur policia mbërriti atje e pa lokalin të mbyllur. Zakonisht ai është i hapur deri në orët e vona të natës.

Karabinierët nuk gjetën as të plagosur e as sulmues. Por 500 metra më tej, në via Varese, ishte një Volkswagen Polo i bardhë. Brenda tij ndodhej 45-vjeçari maroken që po vdiste me një çelës në dorë.
Falë rrëfimeve të dëshmitarëve dhe imazheve të kamerave të lokalit dhe rrugëve përreth hetuesit mundën të rindërtonin atë që kishte ndodhur. Takimi i parë mes Abderrahim El Kharmoudi dhe “Aldos” ndodh në orën 22.45. Shqiptari ishte në shoqërinë e një shoku dhe të dashurës.

Pas disa debateve dhe kërcënimeve mes tyre 45-vjeçari u largua me makinë, por u kthye më vonë. Ai hyri në lokal dhe shkoi direkt tek e dashura e shqiptarit. “Aldo” kthehet pas pak çastesh me një motor skuter.
El Kharmoudi i afrohet disa herë vajzës duke e kërcënuar atë. Ajo mbrohet nga 3 të rinj të tjerë të pranishëm në dhomë. Ai i bërtet asaj dhe ngre duart si për ta goditur me shuplakë. Më pas godet një kosh plehrash përpara se të kthehet dhe të niset për të dalë.

LEXO EDHE: Përgjimet për mafiozin shqiptar zbuluan vrasjen në Romë

Në këtë moment ai goditet me 2 plumba nga një armë që nuk është gjetur ende. Dikush, ndoshta 21-vjeçari, bërtet: “Hajde këtu bir i kurvës! Ku po shkon?”. Edhe një nga dëshmitarët duket se thotë: “Kështu mësoni si të respektoni gratë”.

45-vjeçari i plagosur arrin të shkojë deri tek makina. Bën disa metra me të dhe më pas humb ndjenjat. Ndërsa “Aldo” dhe e dashura e tij kthehen në shtëpi. Disa orë më vonë nisen më një makinë Audi nga një “xhaxha” i “Aldos”.

Karabinierët zbuluan se po atë natë ata u larguan së bashku për në Bruksel nëpërmjet Zvicrës. Arratisja e tyre shumë e shkurtër përfundoi pasditen e së mërkurës kur “Aldo” u vendos në pranga. Fillimisht ai u paraqit para karabinierëve. Më pas doli para prokurorit, por vendosi të mos u përgjigjet pyetjeve. Megjithtë hetuesit thonë se kanë zbuluar tashmë gjithçka. ©LAPSI.al



6 Comments

      1. Fakt eshte qe ose nga ana e armes ose nga ana e plumbit, eshte gjithnje nje shqiptar! Kjo eshte problematika e vertete!

    1. PSE MERZITESH?
      DO TE TI SJELLE KRYEMINISTRI NGA BANGLADESHI NE TIRANE
      DHE NGA RRACA TE TJERA

      SHQIPTARET DO TE QIHEN NGA ZEZAKE, BANGLADESHAS, MAROKEN, IRANIAN, SIRIAN

      O SA MIR ME QEN SHQIPTAR

      1. Arber Kosova(origjinali)-Tutori i pederit bolshevik qe komenton tek Lapsi thotë:

        O alfred pederi mos ka keqperdor emrin.Lexoje mesazhin qe te kam cu,tek lajmi tjeter para se te pervjel menget. O prostitute mashkull reflekto,sot ke afatin e fundit per te refklektu

  1. Po kur Marokenet vrasin Marokenin kush e ka fajin o rrobqira? Cdo komb mbron te vetet si me faj dhe si pa faj kurse ju urreni gjaku. tuaj. Ju nuk jeni Shqiptar po kurva Serbo Greke Turke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *