• |
ide | kryesore

Sherr me sende të forta në Përmet, 3 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr mes disa personash ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet, ku janë plagosur 3 persona. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit shumë pranë komisariatit të policisë. Tre të plagosurit të goditur edhe me leva në kokë u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës. Nga informacionet paraprake, kanë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi policise

Në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, janë konfliktuar me sende të forta, shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit K. Xh., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K. Xh., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *