• |
ide | kryesore

U ble nga Elon Musk/ Trump: Twitteri në duar të shëndosha

-Instant, Arkiva, Planet
Trump



Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se ishte i lumtur që Twitter ishte në “duar të shëndosha”.

Reagimi i ish-Presintit erdhi pasi Elon Musk finalizoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh.

Lexo më tej: Elon Musk blen më në fund Twitter-in. Po tani? 

Megjithatë, ai nuk tha nëse ai do të kthehej në llogarinë e tij në platformën që e ndaloi atë.

Miliarderi tha se ai mendonte se platforma e tij e mediave sociale Truth “duket dhe funksionon më mirë”. 

“E DUA TË VËRTETËN”, ka shkruar Trump në një postim në platformën e tij. Ai u ndalua nga Twitter pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit 2021 në Kapitol, SHBA. Musk ka thënë se do të rivendoste llogarinë e Trump, por ish-Presidenti më parë tha se nuk do të kthehej.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *