• |
ide | kryesore

Mallra kontrabandë në Tiranë, 4 të arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë rënë në prangat e policisë pronarët e tre dyqaneve dhe shoferi i një autobusi, pasi janë përfshirë në veprimtari të paligjshme me mallra dhe veshje kontrabandë.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar tre pronarët e dyqaneve që do të merrnin mallrat e kontrabanduara, për t’i shitur në dyqanet e tyre dhe shoferi i autobusit që transportonte mallrat.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Free road 4” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. S., 41 vjeç, banues në Fier;

– Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe, të tre banues në Fier, administratorë të tre subjekteve tregtare.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin A. S. Gjatë kontrollit në autobus, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat do t’i merrnin shtetasit Y. D., I. Q., dhe E. D., me qëllim shitjen në aktivitetet tregtare përkatëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *