• |
ide | kryesore

Sherri me 3 të plagosur në Përmet, arrestohet babai, në kërkim djali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, u konfliktuan me sende të forta, shtetasit K. N. dhe J. N. (babë e bir) me shtetasit Dh. Xh., K. XH. dhe E. A. dhe për pasojë u dëmtuan shtetasit Dh. Xh., K. Xh. dhe E. A., ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 48 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin J. N., 25 vjeç (djali i shtetasit K. N.), të dy banues në Përmet, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Gj. B., 45 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi pas ngjarjes, ka ndihmuar shtetasin K. N., për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij. Shtetasit K. N. dhe Gj. B., në momentin e ndalimit, kanë kundështuar me forcë punonjësit e Policisë.

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit J. N. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *