• |
ide | kryesore

Policia: Autorët e ekzekutimit në Tiranë dogjën makinën në Kashar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ka reaguar policia. 

“Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici. Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve” – thotë në njoftimin e saj policia.

Lapsi.al mëson se viktima është identifikuar si Briken Sanaj, 39 vjeç, nga Lezha. Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima po qëndronte në një nga rrugicat e zonës. Atij i është afruar një automjet tip “Audi” me ngjyrë të zezë.

Nga dritarja e mjetit është qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov. Për pasojë i riu nga Lezha ka ndërruar jetë në vend. Më pas, autorët janë larguar kundravajtje duke thyer edhe traun e sigurisë që është vendosur sa futesh në zonë.

Një dëshmitar ka tentuar ta ndihmojë viktimën duke e çuar në spita, por ai nuk u ka mbijetuar plagëve. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *