• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Vlorë, makina shtyp për vdekje një turiste

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Elbasan, Aksident rrugor, Pogradec



Dy turistë francezë u përfshinë sot në një aksident në Vlorë. Një prej tyre ndërroi jetë. Mësohet se ata po udhëtonin me biçikletë kur u përplasën nga një makinë.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të përfshirë në aksident. Sipas policisë, gruaja ka ndërruar jetë në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ndodhet në vendin ku ndodhi aksidenti.

Detaje nga policia:

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze V. K., 51 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi F. M., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo më tej: Aksidenti me 4 viktima në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarëve 

Nuk është hera e parë që turistët mbesin viktima në rrugët e Shqipërisë si pasojë e aksidenteve rrugore. Edhe pse nuk dihen saktësisht rrethanat e aksidentit, një nga problemet që janë ngritur shpesh nga ekspertët rrugorë janë jo vetëm kushtet e rrugëve, por edhe sinjalistika e dobët. ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Keta te shkretet shohin rruge dhe mendojne se vertete mund te udhetosh i sigurte ne Shqiperi…
    Nuk e dine te gjoret qe ne Shqiperi edhe te pistat e bicikletave kalojne makinat ose motocikletat dhe te ngrene ne ajer, e jo me ne rruge te zakonshme. Ngushellime

  2. Ngushellime familjes se viktimes dhe sherim te shpejte te plagosurit.
    Nga ana tjeter, keta ishin ne rruge te makines, apo makina ne rrugen e bicikletave?
    Nuk po e kuptoj, ishin ne rrugen e vjeter apo ne “autostrade”. Ne se ishin ne rrugen e vjeter, nje rruge e ngushte, e dinin keta europianet se ishte rruge nacionale, ku lejohet shpejtesia deri 80km/ore dhe nuk ka korsi te dedikuar bicikletash?
    Faji eshte totalisht i shtetit qe i genjen keta “turiste aventure” se ketu ne Shqiperi mund te bejne realitet aventuren e tyre qe nuk munden ta bejne ne vendet nga vijne.
    Sidoqofte, gjynah se jane jete njerezish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *