• |
ide | kryesore

Rama “tërbohet” me mediat, pas Top Channel sulmon edhe News 24. Shihni dy kronikat që i prishën qetësinë kryeministrit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Edi Rama



Edi Rama vijon sulmet ndaj mediave për raportimet që demaskojnë propagandën e tij qeveritare. Së fundi kryeministri ka bërë dy reagime në Twitter për dy kronika të përgatitura nga Top Channel dhe News 24.

“Gënjeshtra më e madhe është gjysëm e vërteta! Familja trajtohet me bonus qeraje! S’ka pranuar te levizi,  bashkia i ka çuar kontenier. S’ka pranuar as të marrë grantin ta ndërtojë vetë shtëpinë që tani po ia bën bashkia. Po këto publiku s’duhet t’i dijë se duhet rrëzuar qeveria!”, shkruan Rama për kronikën e Top Channel, të cilën mund ta shihni në videon më poshtë.

Në një tjetër reagim, kryeministri e ka me kronikën e News 24 për fermerët në Korçë.

“Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë!”, shkruan Rama. Më poshtë kronika e News 24.

Ndërsa pronarit të News 24 i prishi pishinat në fillim të shtatorit në resortin në Durrës, është ende e paqartë prishja e raporteve të Ramës me Top Channel. Ky i fundit ka disa ditë që raporton fort kundër qeverisë, dicka e pazakontë këto 10 vite të pushtetit të Ramës, duke ditur që kjo media ishte mbështetëse e tij. Kryeministri ndonëse nuk e përmend me emër televizionin, e akuzon për gjobvënie dhe përfitime të paligjshme. Më poshtë kronika e radhës e Top Channel që ka “tërbuar” Edi Ramën. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Nuk terbohet me Mediat. Mos perdorni numrin shumes.

    Terbohet me Top Channel-in qe po i ben presion per ato ambiciet qe ka Vjollca dhe me News 24-en e Irfanit qe e di gjithe Tirana qe ka probleme me tatimet.

    Te dyja keto televizione kane shikueshmeri te larte keshtu qe Rama shqetesohet me te drejte.

    1. Me cilën logo do garojnë në zgjedhjet vendore? Paloka konfirmon “strehimin” te Meta: Çështje e zgjidhur, gjithmonë kemi bërë koalicion,o shpellkare e cecene mire ne nuk doni te na besoni por lexoni cfare thote Paloka benjamini i salih metaj,as kete nuk e besoni

      1. ore mire e ke ti por me duket se Rama beri koalicion me Meten per te ardhur ne pushtet, bile edhe e beri president..Une jam nga jugu, por kur shan ti ndihem cecen..hajde pirdhu psikopat!

  2. Gropes se Mutit po i vjen era e qelbur Nuk keni pare gje akoma o Hajdute te Surrelit!!! thotë:

    Vegla Magjike e Lindes dhe kryeplehu Rama dhe Bashkimi me pleherat qe ju pergjigjen Te gjithe pleherat te Bashkohemi sollen ne Pushtet Pleherat Mavi !Do te shkojne te gjithe ne Kazanin e pleherave nga erdhem!!🪰🪰🪰🪰🪳🕷🪳🪳🪰Gropa e mutit sapo eshte gervishtur dhe era e qelbur ka marre dhene prisni dhe pak o kryehajtute te Surreli!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *