• |
ide | kryesore

Misteri i shpërthimit me tritol në Lushnje, çfarë dyshohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Një shpërthim me lëndës plasëse ndodhi rreth orës 21:40 minuta të së martës në një shtëpi private në Lushnje. Në këtë banesë jeton Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta perimeve të Lushnjes.

Megjithatë, TVKlan raporton se vetë banesa është në pronësi të kunatit të Lamçes, Arben Turku, i cili është në emigrim në Angli.

Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga rruga drejt oborrit të shtëpisë, nga një makinë në lëvizje. Nga shpërthimi u thyen xhamat dhe dyert e shtëpisë. Dëme pësuan po ashtu edhe dy makina që ishin të parkuara në oborr.

Në banesën në Lushnje jetojnë 5 persona, çifti Lamçe me dy fëmijët e mitur 12 dhe 15 vjeç dhe nëna 77-vjeçe.

Altin Lamçe nuk rezulton të jetë person me precedentë penal. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë po shihen edhe kamerat e banesave të lagjes. Deri tani nuk ka pista dyshimi për hakmarrje apo konflikt të mundshëm me persona të tjerë.

Lexo më tej: Një shpërthim tritoli trondit Lushnjën 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *