• |
ide | kryesore

Pas dështimit të negociatave, Gazment Bardhi mbledh deputetët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Edhe pse u duk se do të kishte një bashkim mes demokratëve për të dalë në zgjedhjet vendore me një kandidat, negociatat dështuan ditën e djeshme. Grupi Parlamentar i PD-së, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj njoftoi ditën e djeshme se do kërkojë t’i hapet rruga për të dalë me kandidatët e vet. Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar që të mblidhet me deputetët në degën numër 7 të Partisë Demokratike në Tiranë ditën e sotme.

Në rendin e ditës, sipas njoftimit të shpërndarë nga i mandatuari i Enkelejd Alibeajt, Bardhi, janë diskutimet në lidhje me vendimet që lidhen me negociimin e dështuar me grupin e Sali Berishës.

“Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD.” 

Kujtojmë se dje me deklaratë zyrtare, Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin tjetër. Sipas Alibeajt, grupi i Berishës ishte ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës.

Lexo më tej: Dështojnë negociatat, opozita e përçarë drejt 14 Majit 

Alibeaj bëri me dije se do të dilnin me kandidatët e tyre në zgjedhjet lokale. Kjo deklaratë u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se “i kishin bërë llogaritë gabim”. Ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh “hijen” e kryeministrit Edi Rama.

Lexo më tej: Reagon Berisha: Nuk i preket flamuri PD-së, opozita nuk mund të pengohet 



1 Comment

  1. Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit) , Bardhen e gjeni te Mondiali kush eshte i interesuar. Keta jane leva e percarjes se opozites dhe asgje nuk i kthen dote pas, eshte vendim qe e kane mare me koshience qe ne fillim, TE KAPUR, nuk kthehen dote pas. Rama cdo zgjedhje keshtu e ka fituar, duke bere manovra per te paracaktua fitoren para zgjedhjeve, qe nga 2013 ku mori 25% te Qeverise Berisha, 2017 Mareveshja me Bashen , 2019 i mori pa gare fare, 2021 ndau opoziten me ligj dhe blerie dhe shantazh dhe keshtu do vazhdoj. Une nuk kuptoj pse nuk thuhen HAPUR GJERAT pasi Bashet dhe Bardhoshet ate rruge kane mare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *